Schweizerische Eidgenossenschaft
Confédération suisse
Confederazione Svizzera
Confederziun Svizra
Confoederatio Helvetica
100 px| | 85px|Emblema - Zvicra
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: ?
280px|center|Vendndodhja -Zvicra

Konfederata Zviceriane (franz. Confédération suisse, ital. Confederazione Svizzera, rom. Confederaziun svizra, lat. Confoederatio Helvetica) ose shkurt Zvicra, është një shtet kontinental në Evropën qendrore. Zvicra kufizohet në veri me Gjermaninë (345.7 km ), në lindje me Lihtenshtajnin (41.1 km) dhe Austrinë (165.1 km), në jug kufizohet nga Italia (734.2 km), ndërsa perëndimi i kufirit të Zvicrës ndahet me Francën (571.8 km).

Historia

Artikulli kryesor Historia e Zvicrës

Zvicerianët nuk janë një popull etnik apo një popull me një religjion, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karekteristike për kombet, por zvicerianët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700 vjeçare.

Historikisht në vitin 1291 përfaqësuesit e tre kantoneve: Uri, Schwyz, Unterwalden nënshkruan konfederatën, kështu që këto tre njësi administrative janë themelet e Zvicrës.

Në betejën në Morgarten15 Nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e Habsburgut dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicrane.

Në vitin 1353, tre kantoneve të para iu kanë bashkangjitur dhe kantoni i Glarusit dhe Zugit (Cug) dhe qytetet shtete Lucerne, Zürich dhe Berne duke formuar Federatën e Vjetër.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Sipas legjendes bashkësia e tillë zviceriane është kriuar më 1 gusht 1291. Për këtë shkak 1 gushti është ditë kombëtare (dita e pavarsisë) e Zvicrës.

Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet "neutral". Në Kongresin e Vjenës më 1815, i garantohet neutraliteti i përhershëm.Është antëare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit Evropian, EFTA-së, WTO-së, por jo edhe antare e Bashkësisë së Evropës (BE).

Inicialet e shtetit janë: "CH", që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.

Njësitë territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Forma e tashme fedeative e sistemit Zvicerian daton nga viti 1848 dhe e ndan sipërfaqen e Zvicrës në 26 njësi admnistrative të quajtura "kantone".


Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Zvicrës
File:Satellite image of Switzerland in September 2002.jpg

Pikturë Satelitet e Zvicrës

Zvicra është e vendosur në sistemin e maleve të larta të alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyrorë ndërmjet shteteve të Evropës së Mesme dhe të atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli transit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohor e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.

Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare , periudha e gjatë e neutralitetit të saj, pejsazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e Pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. Organizata Ndërkombëtare E Kyqit të Kuq në Lozanë, Unioni Botërorë i Postave në Bernë, organizata botërore e Shëndetësisë dhe e Punës në Gjenevë, bankat ndërkombëtare në Bazel etj. Janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Zvicrës
File:Energyswiss.GIF

Prodhimi energjetik në Zvicër gjatë vitit 2003

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të volitshme natyrore në të cilin relievi malorë përfshinë 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhura nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.

Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.

Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve –Longine dhe Omega etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Zvicrës

Numri i popullsisë së tashme është 7,4 mil. banorë nga të cilët 20,6% janë të huaj. Një pjesë e madhe të "të huajve" e përbëjnë edhe shqiptarët. Jeta mesetare e njeriut është 82,8 për femra dhe 77,2 për meshkuj (viti 2005). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëgjishtja, italishtja dhe gjuha retero-romane. Katolikët e përbëjnë 47% të popullsisë, ndërsa protestantët 40%.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Zvicrës
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Zvicra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Zvicra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Template:Stampa:Njësit administrative (Zvicër)


af:Switserland als:Schweiz am:ስዊዘርላንድ an:Suiza ang:Sƿissland ar:سويسرا arc:ܣܘܝܣܪܐ arz:سويسرا ast:Suiza az:İsveçrə bar:Schweiz bat-smg:Šveicarėjė bcl:Suisa be:Швейцарыя be-x-old:Швайцарыя bg:Швейцария bo:སུད་སི། bpy:সুইজারল্যান্ড br:Suis bs:Švicarska ca:Suïssa ceb:Swisa crh:İsviçre cs:Švýcarsko csb:Szwajcarskô cv:Швейцари cy:Y Swistir da:Schweiz de:Schweiz diq:İswiçre dsb:Šwicarska dv:ސުވިޒަލޭންޑު dz:སུའིཊ་ཛར་ལེན་ ee:Switzerland el:Ελβετία eml:Svézzra en:Switzerland eo:Svislando es:Suiza et:Šveits eu:Suitza fa:سوئیس fi:Sveitsi fiu-vro:Sveits fo:Sveis fr:Suisse frp:Suisse fur:Svuizare fy:Switserlân ga:An Eilbhéis gd:An Eilbheis gl:Suíza - Schweiz gv:Yn Elveeish haw:Kuikilani he:שווייץ hi:स्विट्ज़रलैंड hif:Switzerland hr:Švicarska hsb:Šwicarska ht:Swis hu:Svájc hy:Շվեյցարիա ia:Suissa id:Swiss ie:Svissia ilo:Switzerland io:Suisia is:Sviss it:Svizzera ja:スイス jbo:elvetias jv:Swiss ka:შვეიცარია kg:Suisi kk:Швейцария kl:Schweizi kn:ಸ್ವಿಟ್ಜರ್ಲ್ಯಾಂಡ್ ko:스위스 ksh:Schwäjz (Europpa) ku:Swîsre kv:Швейцария kw:Swistir ky:Швейцария la:Helvetia lad:Suisa lb:Schwäiz li:Zwitserland lij:Svissëa lmo:Svìzzera ln:Swisi lt:Šveicarija lv:Šveice mdf:Швейцария mg:Soisa mhr:Швейцарий mk:Швајцарија ml:സ്വിറ്റ്സര്‍ലാന്റ് mn:Швейцари mr:स्वित्झर्लंड ms:Switzerland na:Switzerland nah:Suiza nap:Sguizzera nds:Swiez nds-nl:Zwitserlaand ne:स्विजरल्याण्ड nl:Zwitserland nn:Sveits no:Sveits nov:Suisia nrm:Suisse oc:Soïssa os:Швейцари pag:Switzerland pam:Suiza pdc:Schweiz pih:Switsaland pl:Szwajcaria pms:Svìssera pnb:سویٹزرلینڈ pnt:Ελβετία pt:Suíça qu:Suwisa rm:Svizra ro:Elveţia ru:Швейцария sa:स्विटजरलैंड sah:Швейцария scn:Svìzzira sco:Swisserland se:Šveica simple:Switzerland sk:Švajčiarsko sl:Švica so:Iswiizerlaan sr:Швајцарска stq:Swaits sv:Schweiz sw:Uswisi szl:Szwajcaryjo ta:சுவிட்சர்லாந்து te:స్విట్జర్లాండ్ tet:Suisa tg:Швейтсария th:ประเทศสวิตเซอร์แลนด์ tl:Suwisa tr:İsviçre udm:Швейцария ug:Shwétsariye uk:Швейцарія ur:سویٹزر لینڈ vec:Svìzera vi:Thụy Sĩ vo:Jveizän war:Swiza wo:Suwis wuu:瑞士 xal:Свисн Һазр yi:שווייץ zea:Zwitserland zh:瑞士 zh-classical:瑞士 zh-min-nan:Sūi-se zh-yue:瑞士

Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.