Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAUkraina

Ukraina (Ukrainishtja: Україна, Ukrayina, /ukraˈjina/) ndodhet në lindje të Evropës qe shtrihet në brigjet e Detit të Zi dhe Detit Avoz.Ukraina eshte shteti i dytë për nga madhësia dhe numri i popullsisë. Ukraina kufizohet në veri-lindje me Rusin, Bjellorusin nga veriu me Polonin, Sllovakin dhe Hungarin në perëndim, ndërsa Rumania, Moldavia dhe Deti i Zi gjenden në jugun e kufirt. Teritori i sotëshem i Ukraines në të kalueren ishte qendër e kulturës të sllave jugor, gjatë msjetës ky vend u sundua nga fuqi të ndryshme si: Rusia, Polonia, Lituania, Austria, Rumania dhe Perandoria Osmane. Ky vend ishte i pavarur për një kohë të shkurtër gjatë Revulucionit Rusë më 1917, ndërsa kufit e sotëshem qëndrojn që nga 1954-ta. Pas shkatrimit të Bashkimit Sovjetik1991 ky vend shpallet përsëri i pavarur.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Ukrainës

Në histori sipërfaqja ku sot gjendet Ukraina merret si bërthama e sllavëve të lindjes. Fise të ndryshme të këtyre sllavëve e formuan Ukrainës në shekullin e IX-të si qendër e mbretërisë së Kievit. Kjo mbretëri e përqafoi fenë krishtere nga Bizanti më 988-të. pas shkretimit të kësaj pjese nga ana e mongolëve në vitet 1240-të, sipërfaqja e Ukrainës bie në shekullin XIV nën Lituaninë dhe nga 1569-ta nën Poloninë. Në vitin 1654, kozakët e Ukrainës i nënshtrohen mbrojtjes së carit rusë dhe mes viteve 1667-1793 pjesa më e madhe i bashkohet Rusisë. Kjo pjesë në Rusi dhe nga kisha e tashme në Stamboll thirret Rusia e vogël gjegjësisht tokat më të jashtme të kishës amë (Kishës në Stamboll).

Nga 1917-1919 paraqitet si një republikë popullore, republikë e cila u shkatërrua nga bolshevikët me dhunë ushtarake. Pas kësaj republike forcat udhëheqëse bashkohen në themelimin e Bashkimit Sovjetik më 1920. Pjesa perëndimore e Ukrainës më 1921 bie nën zgjedhjen e Polonisë dhe po e njëjta pjesë më 1939 aneksohet nga BRSS-ja dhe i bashkëngjitet Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, republikë e cila posaçërisht nga 1930-ta i ishte nënshtruar në masë të madhe terrorit të Stalinit, terror i cili vazhdonte edhe pas çlirimit nga fashistët.

Nën zgjedhjen gjermane nga viti 1941 deri më 1943/44 thirrej si Komisariati i Rajhut Ukraina. Në këtë pjesë të okupuar gjermanët ndjekin një politikë të egër ndaj jahudive të Ukrainës duke vrarë pjesëtarët e kësaj popullsie në mënyrë masive. Kjo në histori ka hyrë si Babij Jar. Në vitin 1945 në Ukrainë vinë popullsia nga Karpatet që sot njihen si ukrainas të Karpateve dhe më 1947 popullsia nga pjesa e thirrur bukovina veriore. Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës më 1954 i bashkëngjitet Krimi dhe gjatë kësaj kohe, kjo republikë angazhohet për themelimin e OKB-së.

Më 26 prill 1986, Çernobili bëhet i njohur në tërë botën për shkak të çrregullimeve në elektranen bërthamore, çrregullime që shkaktuan lëshimin e reve radioaktive në tërë planetin.

Fronti popullor i quajtur "Ruh" u krijua më 1989 dhe me këtë u paralajmëruan edhe ndryshimet që do të pasonin. Kështu më 16 qershor 1991 pason shpallja e sovranitetit, më 24 gusht 1990 e pavarësisë. Po në të njëjtin vit së bashku me shtetet tjera të dalura nga BRSS-ja themelojnë lidhjen ekonomike e politike të quajtur Bashkësia e Shteteve të Pavarura.

Ukraina deri në kohët e fundit është munduar të ndjekë një politikë të pa ndikuar nga Rusia me të cilen kishte për disa vite konflikt rreth ndarjes së flotës së BRSS-së në Detin e Zi dhe përkatësin shtetërore të Krimit, konflikt që u përmbyllë me marrëveshjen që shërben si thelb i përmirësimit të marrëdhënieve. Nga 1994 president i Ukrainës ishte L. D. Kuçma.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësit administrative

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Ukrainës

Në veri të Ukrainës është tokë pyjesh, përndryshe është fushë stepe me bari mbi tokën frytdhënëse të zezë dhe moçale. Regjione gjeografike të dalluara janë Karpatet dhe Krimi.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Ukrainës

Ekonomia e Ukrainës veçohet për nxjerrjen e gazit natyrorë dhe naftës. Po ashtu si faktorë themelorë është ehe xehetaria, ku vlen të veçohen nxjerrja e qymyrit, uranit, hekurit, plumbit, magnezit dhe zinkut. Ukraina është prodhues i fort i energjisë elektrike e cila krijohet në disa elektrana, për shumicën është e njohur elektrana bërthamore e Çernobilit. Industria është e zhvilluar duke filluar nga bazat e saja me përfitimin e lëndës së parë industriale si çeliku, metalet tjera dhe substancat kimike. Industria prodhuese e Ukrainës mbulon një segment të gjerë duke filluar nga industria e tekstilit, elektro-pajisjeve, armatimit, makinave, auto mjeteve transportuese si dhe ndërtimtaria e anijeve.

Për zhvillimin e bujqësisë, Ukraina ka mundësi të gjëra. Ukraina ndryshe quhet edhe "Drithnaj e Evropes".Kështu në arat e saj mbillen drithërat, panxharsheqeri, patatet, perimet si dhe duhani. Po ashtu edhe kultivimi i llojeve të ndryshme të kafshëve e bënë blegtorin një element të rëndësishëm të ekonomisë së përgjithshme të Ukrainës.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Ukrainës

Ukraina numëron një popullsi diçka më të madhe se 51,3 milion banorë nga të cilët 72,7% janë ukrainas/ukrainezë dhe 21,1% rusë.

Në demograinë e ukrainës edhe pse nuk luan një rolë të madhë gjenden edhe shqiparët me fshatrat e tyre.

Numri i banorëve: 3308
Folës të shqipes: 1740
Folës të ukrainishtes: 301
Folës të rusishtes: 1181

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Ukrainës

Rrjeti i komunikacionit është i dendur, ka portën e njohur detare në Odesa (Odessa) ndërsa në Borispol afër Kievit (Kiew) është porta ajrore më e njohur e Ukrainës.

Ushtria dhe policia

Ushtria e Ukrainës është pjesëmarrëse në KFOR si dhe policia e Ukrainës në kuadër të policisë së UNMIK-ut. Përderi sa aktiviteti i ushtarakëve Ukrainas nuk është vequar deri me tani aktiviteti i policisë është bërë i njohur me rastin e çlirimit të gjyqit të Mitrovicës nga serbët e nxitur prej Beogradit. Në këtë aksion po thuaj që të gjithë pjesëmarrësit e policisë polake dhe ukrainase u lëndua, disa rëndë e disa lehtë ndërsa nga lagët gjeti vdekjen polici ukrainas Ihor Kynal.

  • Pushime

Shqiptarët në Ukrainë

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Ukraina – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Ukraina – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :



Template:Bashkësia e Shteteve të Pavarura

* Kategoria:Shtete në Evropë


ace:Ukraina af:Oekraïne als:Ukraine am:ዩክሬን an:Ucraína ang:Ucræȝna ar:أوكرانيا arc:ܐܘܩܪܐܝܢܐ arz:اوكرانيا ast:Ucrania az:Ukrayna bar:Ukraine bat-smg:Okraėna bcl:Ukranya be:Украіна be-x-old:Украіна bg:Украйна bn:ইউক্রেন bpy:ইউক্রেন br:Ukraina bs:Ukrajina ca:Ucraïna cbk-zam:Ukrania ce:Украина ceb:Ukraine chr:ᏳᎬᎳᎢᏅ crh:Ukraina cs:Ukrajina csb:Ùkrajina cu:Оукра́ина cv:Украина cy:Wcráin da:Ukraine de:Ukraine diq:Ukrayna dsb:Ukraina dv:ޔުކްރެއިން ee:Ukraine el:Ουκρανία en:Ukraine eo:Ukrainio es:Ucrania et:Ukraina eu:Ukraina fa:اوکراین fi:Ukraina fiu-vro:Ukraina fo:Ukraina fr:Ukraine frp:Ucrayena fy:Oekraïne ga:An Úcráin gan:烏克蘭 gd:An Ùcrain gl:Ucraína - Україна gn:Ukyaña gv:Yn Ookraan hak:Vû-khiet-làn haw:‘Ukelena he:אוקראינה hi:उक्राइना hif:Ukraine hr:Ukrajina hsb:Ukraina ht:Ikrèn hu:Ukrajna hy:Ուկրաինա ia:Ukraina id:Ukraina ie:Ucraina ilo:Ukrainia io:Ukrainia is:Úkraína it:Ucraina ja:ウクライナ jbo:vurgu'e jv:Ukraina ka:უკრაინა kg:Ukrayina kk:Украина kl:Ukraine kn:ಯುಕ್ರೇನ್ ko:우크라이나 ku:Ukrayna kv:Украина kw:Ukrayn ky:Украина la:Ucraina lb:Ukrain li:Oekraïne lij:Ucrainn-a lmo:Ücraina ln:Ukraine lt:Ukraina lv:Ukraina mdf:Украин mhr:Украина mi:Ūkareinga mk:Украина ml:യുക്രെയിന്‍ mn:Украйн mr:युक्रेन ms:Ukraine mwl:Oucránia na:Ukraine nah:Ucrania nap:Ucraina nds:Ukraine nds-nl:Oekraïne ne:युक्रेन nl:Oekraïne nn:Ukraina no:Ukraina nov:Ukraina nrm:Ukraîne nv:Yóókwein oc:Ucraïna os:Украинæ pam:Ukraine pih:Yukrayn pl:Ukraina pms:Ucrain-a pnt:Ουκρανία pt:Ucrânia qu:Ukranya rm:Ucraina ro:Ucraina roa-rup:Ucraina ru:Украина sah:Украина sc:Ucraina scn:Ucraina sco:Ukraine se:Ukraina sh:Ukrajina simple:Ukraine sk:Ukrajina sl:Ukrajina sr:Украјина stq:Ukraine sv:Ukraina sw:Ukraine szl:Ukrajina ta:உக்ரைன் tg:Украйина th:ประเทศยูเครน tk:Ukraina tl:Ukraine tpi:Yukren tr:Ukrayna tt:Украина udm:Украина ug:Ukraina uk:Україна ur:یوکرین uz:Ukraina vec:Ucraina vi:Ukraina vo:Lukrayän wa:Oucrinne war:Ukranya wo:Ukreen wuu:乌克兰 yi:אוקראינע yo:Ukraine zh:乌克兰 zh-classical:烏克蘭 zh-min-nan:Ukrayina zh-yue:烏克蘭

Advertisement