Kosova Wiki
Advertisement

Template:Infobox SportClub SK Tirana - Tirana Më 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, së bashku me zotërinjtë e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashëri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeçi formuan Shoqërinë Sportive "Agimi". Parësore në këtë shoqëri ishte loja e futbollit, ndaj, që në tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parë me "Juventusin" e Shkodrës. Në vitin 1925 u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqërisë "Agimi", i përbërë prej zotërinjve A. Zajmi, S. Stërmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatë këtij viti u zhvillua edhe takimi i parë ndërkombëtar me "Cernagorec" të Cetinës. Me nismën dhe këmbënguljen e zotërinjve S. Stërmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" në vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana. SK Tirana është njëra nga skuadrat më të sukseshme shqiptare. Ajo është kampione e futbollit shqiptar për mëse 23 herë dhe ka fituar trofetë e 12 kupave kombëtare. Në arenën e futbollit Evropian është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (10 herë); në Kupën UEFA (5 herë), ndërsa në Kupën e fituesve të Kupave (3 herë). Nder te tjera SK Tirana ka marrë 7 herë pjesë në Kupën Ballkanike.

Në vitet 1958-64, Tirana vazhdoi të përfaqësohej denjësisht e renditja në kampionate luhatej rreth vendit të tretë. Por këto vite nuk ishin veçse preludi i asaj që përgatitej: rikthimi i Tiranës në lavdinë e paraluftës, nën drejtimin e të paharruarit Lym (Myslym) Alla. Në kampionatin e 22-të kombëtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjërimi". Këtë sukses ajo e përsërit edhe një vit më vonë, por gjeneralëve të Partizanit e xhelatëve të Dinamos kjo ju duk një sfidë e hapur: Tirana u përjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndërkohë që kishte siguruar titullin tre javë para përfundimit, titull që nuk mund t'i kalonte askujt tjetër përveçse Dinamos. Megjithë këto makinacione e padrejtësi të papara kundër saj, Tirana arriti të shpallej kapione edhe dy vite të tjerë rresht, duke demostruar një epërsi të plotë mbi të gjithë kundershtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-70 vetëm 1 humbje).

10-vjeçari 1971-80 u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë ë Tiranës, me renditje në kampionat që shkonin nga vendi i dytë në atë të trembëdhjetë e fitoren e dy Kupave të Republikës. Ndërrimi i menjëhershëm i një brezi të tërë lojtarësh mbylli kështu një cikël të sukseshëm për Tiranën. Por agjërimi kësaj radhe nuk do të zgjaste shumë. Në sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke përsëritur këtë sukses edhe 3 herë të tjera gjatë 10-vjeçarit 1981-90, krahas fitores së 3 Kupave te Shqipërisë. Gjatë këtyrë viteve Tirana arriti suksese edhe në Kupat e Europës, dhe lojtarët e saj përbënin bazën e përfaqësueses më të suksesshme që Shqipëria ka patur.

Në vitet 1991-95 Tirana (që në gusht 1991 rimori emrin e saj të vërtetë), ashtu si e gjithë shoqëria e sporti shqiptar, përjetoi një periudhë tranzicioni e luhatjesh, të karakterizuar nga largimi i pothuajse të gjithë lojtarëvë jashtë vendit. Por Tirana nuk duron të jetë për shumë kohë larg vendeve të nderit. Kështu më 1995 ajo u rishpall kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit e arriti të grumbullojë plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Por tanimë bëhet fjalë jo për histori, por për të tashmen që të gjithë e njohim. Tirana vazhdon të dominojë skenën e futbollit shqiptare e t'u dhurojë emocione e gëzim tifozave të saj të përjetshëm, atyre që ndjehen tironas e që mendojnë se bardheblu nuk është thjesh një pasion, por një fe, nje besim.

Arritjet

[[Figura:SK Tirana 1930.gif|250px|thumb|SK Tirana, kampionët e 1930 ]] KF Tirana eshte skuadra me e kurorezuar e Shqiperise duke fituar:

  • Superligen/Kategorine Superiore te Shqiperise 23 here(1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1964-65, 1965-66, 1967-68, 1969-70, 1981-82, 1984-85, 1987-88, 1988-89, 1994-95, 1995-96, 1996-97, 1998-99, 1999-00, 2002-03, 2003-04, 2004-05, 2006-07).
  • Kupen e Shqiperise 13 here(1938, 1963, 1976, 1977, 1983, 1984, 1986, 1994, 1996, 1999, 2001, 2002, 2006).
  • Superkupen e Shqiperise 7 here (1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008).

Ne vitin 1996 dhe 1999, KF Tirana ishte fituesi i te dy trofeve te vendit, Kampion i Superliges dhe fitues i Kupes se Shqiperise, por nuk ju dhurua trofeu i Superkupes.

Takime miqësore

Ndeshje Data Tournament Vendi Skuadra kundershtare Rezultati Shënues
1 14 Qersor, 2008 Miqësor Tirana, Albania AC Milan 2–1 Daniel Xhafa Template:Goal, Gjergji Muzaka Template:Goal
2 12 May, 2009 Friendly Milan, Italia AC Milan 3–3

Lidhje të jashtme

Template:Stampa:FSHF

bg:СК Тирана ca:Klubi Futbollit Tirana cs:SK Tirana de:KF Tirana el:Σ.Κ. Τίρανα en:KF Tirana es:KF Tirana fi:SK Tirana fr:KF Tirana he:אס קיי טירנה hr:KF Tirana hu:KF Tirana it:KF Tirana ja:KFティラナ ko:KF 티라나 lt:KF Tirana nl:SK Tirana no:KF Tirana pl:SK Tirana pt:KF Tirana ro:SK Tirana ru:Тирана (футбольный клуб) sv:SK Tirana tr:KF Tiran zh:KF地拉那

Advertisement