FANDOM


Template:KUTIAMali i Zi Mali i Zi (Malazisht:Crna Gora) është vend bregdetar në Ballkanin Perëndimor dhe një prej shteteve më të reja, i pavarësuar më 2006 pas shpërbërjes së Bashkimit Shtetëror Serbi dhe Mal i Zi. Mali i Zi ishte principatë dhe më pas mbretëri e pavarur para aneksimit nga Serbia më 1918.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Malit të Zi

Per te paren here ne burimet historike emri Mali i Zi u permend ne shekullin 13. Hapsira qe quhej Mal i Zi paraqiste vetem nje krahine gjeografike. Ai teritor perfshinte hapsirën mes liqenit te Shkodres dhe Llovqenit, qe ishte pjese e territorit te Dukles dhe Zetes. Ne gjysmen e dyte te shek. 15 ne kete hapsire zyrtarisht u formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte siperfaqen 1500 km2. Me forcimin e Malit te Zi si shtet, siperfaqja u rrit, keshtu qe kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejen e Grahoves ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqine dhe u rrit per 1500 km2 territore te rea te cliruara. Mbas ketyre rezultateve Mali i Zi fitoi pranine nderkombetare ne Kongresin e Berlinit me 1878 atehere fitoi zgjerim territorial dhe siperfaqja e Malit te zi u be 9475 km2. Ne fillim te shekullit 20 mbas luftrave Ballkanike territori i Malit te Zi u rrit ne 14000 km2. Ne kuader te Malit te Zi hyri nje pjese e Sanxhakut te Novi Pazarit, nje pjese e Metohise (Rafshit te Dukagjinit), Polimjes, si dhe nje pjese ne juglindje te Podgorices. Qytetet te cilat hyne nen Malin e Zi ishin: Plevla, Bijello Pole, Berane, Mojkovaci, Kollashini, Peja, Gjakova. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri ne përbërjen e Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene. Mbas ky shtet do te quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas Luftes se 2-te Boterore u formua RFD e Jugosllavise (07.03.1945), ne te cilen Mali i Zi ishte njera nga gjashtë Republikat Federative. Atehere territorit i Malit te zi iu bashkangjit Boka e Kotorit. Kufinjte e sotshem te Malit te Zi janë konstatuar me 1945 ne kuader te RFD Jugosllavis. Lulezimi me i rendesishem territoria, shoqeror e kulturore, Mali i Zi perjetoi ne kohen e pushtetit te familjes Petroviq-Njegosh. Mali i Zi mbas shpartallimit te RFS Jugosllavise me 1992 mbeti ne kuader te RF Jugosllave, deri ne vitin 2003 e pastaj se bashku me Serbine krijoj bashkesine Serbia dhe Mali i Zi, e cila egzistoi deri ne vitin 2006. Ne referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pamvarsua dhe fitoi pranine nderkombetare. Gjate historise Mali i Zi nderroi rregullimin shteteror, ishte shtet i Vlladikes, i knjazit, mbreteri, republoke sociale. Sot simbas kushtetutes ne fuqi eshte shtet parlamentare i qytetareve.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësitë territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale në Malin e Zi

Mali i Zi ka një sistem administrativ të përbërë nga 21 njësi territoriale të quajtura komuna (mal. opština) dhe dy bashkësi kadastrash si njësi të kryeqytetit. left|thumb|330px|Njësitë administrative në Mal të Zi

Gjeografia

Relievi

Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej grykës së Bokës së Kotorit e deri te lumi Buna në kufi me Shqipërinë.

Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjajevina, Bjellasica, Durmitori, Komovi, Magnik, Llovqen e Rumia, kurse fushat e njohura janë: fusha e Podgoricës dhe e Ulqinit, zgjerimet e luginave të lumenjëve të Beranës, Bjellopole, Plevles, Nikshiqit.

Klima

Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe mesdhetare në bregdet.

  • Podgoricë temperatura mesatare e janarit është 5.0° C, e korrikut 25.9° C ndërsa ajo vjetore 15.3° C . Reshjet vjetore arrijnë 153 mm.
  • Ulqin temperatura mesatare e janarit është 6.4° C , e korrikut 24.2° C ndërsa ajo vjetore 15.6° C . Reshjet vjetore arrijnë 1081 mm.

Hidrografia

Mali i Zi i ka këta lumenj: Moraça, Limi, Tara, Piva, Zeta, Cijevna, Cërnojeviq Rijeka. Këta lumenj kanë rëndësi të madhe ekonomike për Malin e Zi. Liqeni i Shkodrës i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektoniko-karstike, kurse Liqeni i Plavës ka prejardhje glaciale-morenike. Mali i Zi ka edhe shumë liqene të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlera të mëdha turistike.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Malit të Zi

Ekonomia e Malit të Zi është e varur kryesisht nga turizmi.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Malit të Zi

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura

Gjuha

Gjuhë zyrtare është malazishtja si dhe në pjesë të tjera të banuara nga etnit janë të mbrojtura me ligj shqipja, boshnjakishtja dhe serbishtja.

Të tjera

Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë

Republika e Shqipërisë e njohu zyrtarisht Republikën e Malit të Zi si shtet të pavarur dhe sovran me ligjin nr. 9562 të datës 19 qershor 2006, në mbështetje të Aktit NormativKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr.1 të datës 9 qershor 2006, duke u shprehur njëkohësisht e gatshme të vendosë lidhje diplomatike me Malin e Zi. Në datën 5 korrik 2006, edhe Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dekretoi ligjin në formë akti normativ të miratuar nga qeveria dhe Kuvendi “Për njohjen e Republikës së Malit të Zi”.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve u krye me shkëmbimin e notave diplomatike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi me datë 1 gusht 2006.

Ndarja administrative

Template:Stampa:Komuna në Mal të Zi


Shih edhe

Lidhje të jashtme

Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.