Kosova Wiki
Advertisement

Template:Infobox SportClub KS Dinamo është klubi fubollistik shqiptar nga Tirana që u themelua më 19 korrik 1950 . Nga viti 1995 der më 1997 klubi ishte i njohur me emrin në Olimpik. Skuadra zhvillon ndeshjet si vendëse në stadiumin e vetë në Tiranë me një kapacitet prej 12,000 shikuesve.

KS Dinamo është 16 herë kampione e Shqipërisë në futboll, ka fituar 16 herë kupën e Shqipërisë. Po ashtu KS Dinamo ka marrë pjesë në skenën Evropiane të futbollit, kështu katër herë ka marrë pjesë në ligën e kampionëve të Evropës, pesë herë në kupën e UEFA-së, tre herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën Ballkanike.

Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Besim Sulaj, z/president Avni Braçaj. trajner i ekipit për sezonin 2007-2008 është Zlatko Daliç me ndihmsa të tij :Ilir Bozhiqin dhe Ar tan Mërgjyshin. Aministrator: Ismet Saliu, Sekretar i Klubit: Avni Braçe dhe Zëdhënës shtypi:dr.Xhevdet Zekaj.

Klubi tashmë ka sponsor gjeneral Taivan.shpk dhe Alpet.shpk, dy kompani prestigjoze dhe tepër të sukseshme nëveprimtarinë e tyre ekonomike.Kujtojmë se Ac Milan e ka zgjedhur si partner në aktivitetin që do të zhvillojë në Shqipëri nëfillim të muajit qershor.

Klubi i Futbollit Dinamo, i Tiranes, njihet per lojen e tij kombinative dhe spektakolare, shtrirjen e tifozerise ne mbare Shqiperine, si dhe per kulturen Fair-Play, brenda fushes se lojes dhe jashte saj.

Dinamo se bashku me Tiranën dhe Partizanin, skuader po e kryeqytetit Tirane, jane 3 klubet me te rendesishme te Shqiperise, te cilat kane rivalizuar fuqimisht me njera-tjetren qe prej krijimit te tyre, respektivisht ne vitet 1950 dhe 1946, duke dominuar toitalisht futbollin shqiptar, per mbi 40 vjet.

Ndeshjet Dinamo-Tirana-Partizani, perbenin derbin dhe klasiken e Shqiperise, duke qene se thithte interesin e rreth 90% te tifozeve dhe dashamireve te futbollit shqiptar, fanatike te ketyre skuadrave legjendare.

Fundi i vitit 1990, ne te cilin nisem ndryshimet demokratike ne Shqiperi, e gjeti Dinamon si ekipin e futbollit me te suksesshem ne historine e Shqiperise, me 15 kampionate te fituara dhe 12 Kupa te Shqiperise, duke e pasuruar arkivin e saj te sukseseve, si asnje skuader tjeter.

Pas vitit viteve '90, ku ka patur nje dalje artificiale ne skene te SK Tiranes permes trofesh jobindes dhe pa rivalitetin e mjaftueshem, klubi i futbollit Dinamo, eshte rikthyer fuqishem si ekip domuniues ne vend, duke fituar Kampionatin e sezonit 2001-02, me nje rekord absolut te futbollit shqiptar deri me sot, prej 18 fitoresh rradhazi.

Gjithashtu, Dinamo i shtoi almanakut te sukseseve te saj, edhe trofeun e Kupes se Republikes, gjate sezonit 2002-2003. Nderkohe, Dinamo eshte duke kryesuar pothuajse gjithe sezonin Superligen shqiptare, 2007 - 2008, te cilen pritet t'a fitoje me merite ne fund te sezonit, per te 17-n here, brenda vetem 58 vitesh te ekzistences si klub.

Dhe ashtu ndodhi me 17 maj 2008 u shpall kampione per sezonin 2007=2008, pas nje fitorejej fantastike kunder "Partizanit" nje ndehsje ku luajti per 35 minuta me 10 lojtare dhe fitoi 2=1 duke u shpallur kampion.

Dinamo, falë investimeve dhe menaxhimeve serioze të z.Besnik Sulaj këtë sezon ktheu në skuadër emra të mëdhenjtë futbollit shqiptar si:Pisha, portieri Kotorri, Allmuça, Abraham, Kuli e Pema si dhe Pejiç, Graniç. Ardhja e trajnerit Ilir Daja po e mban ekipin në krye të klasifikimit për periudhën 2007-2008

Fk Dinamo vlerësohet edhe mardhëniet e reja me fansat dinamovit, por edhe në ristrukturimin total të klubit si dhe puna me ekipet e moshave është venë në baza të moderne e bashkëkohore etj.



KS Dinamo Tirana in Europë

  • QR = Raundi Kualifikues
  • R1 = Raundi i 1-re
  • R2 = Raundi i 2-te
Sezoni Aktiviteti Raundi Shteti Klubi Pritesja Udhetuesja
1971/72 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1 20px Austria Wien 1-1 0-1
1980/81 UEFA Liga e Kampionëve R1 20px AFC Ajax 0-2 0-1
1981/82 UEFA Kupa R1 20px Carl Zeiss Jena 1-0 0-4
1982/83 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1 20px Aberdeen FC 0-0 0-1
1985/86 UEFA Kupa R1 20px Hamrun Spartans 1-0 0-0
R2 20px Sporting CP 0-0 0-1
1986/87 UEFA Liga e Kampionëve R1 20px Beşiktaş JK 0-1 0-2
1989/90 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës QR 20px PFC Chernomorets Burgas 4-0 1-3
R1 20px FC Dinamo Bucureşti 1-0 0-2
1990/91 UEFA Liga e Kampionëve R1 20px Olympique Marseille 0-0 1-5
2001/02 UEFA Kupa QR1 20px FC Dinamo Bucureşti 1-3 0-1
2002/03 UEFA Liga e Kampionëve QR1 20px FBK Kaunas 0-0 3-2
QR2 20px Brøndby IF 0-4 0-1
2003/04 UEFA Kupa QR 20px KSC Lokeren 0-4 1-3
2004/05 UEFA Kupa QR1 20px Oţelul Galaţi 1-4 0-4
2005 UEFA Intertoto Kupa R1 20px NK Varteks 2-1 1-4
2006/07 UEFA Kupa QR1 20px CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/09 UEFA Liga e Kampionëve QR1 20px FK Modriča 0-2 1-2

Lidhje të jashtme

Template:FSHF

Template:Fut-cung

bg:Динамо (Тирана) ca:Klubi Sportiv Dinamo Tirana cs:KS Dinamo Tirana da:KS Dinamo Tirana de:KS Dinamo Tirana en:KS Dinamo Tirana es:KS Dinamo Tirana fi:KS Dinamo Tirana fr:KS Dinamo Tirana he:דינמו טירנה hu:KS Dinamo Tirana it:KS Dinamo Tirana ja:KSディナモ・ティラナ ko:KS 디나모 티라나 lt:KS Dinamo Tiranë nl:Dinamo Tirana no:KS Dinamo Tirana pl:Dinamo Tirana pt:Dinamo Tirana ro:KS Dinamo Tirana ru:Динамо (футбольный клуб, Тирана) sv:KS Dinamo Tirana tr:Dinamo Tiran

Advertisement