Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAItalia

Itali (italisht : "Repubblica Italiana" ose shkurt : "Italia") është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Sicili dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla : Vatikani dhe San Marino

Roma kryeqyteti i Perandorisë Romake është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Italisë

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës : "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

thumb|right|300px|Njësitë administrative në Itali

  • 30px Valle d'Aosta *, Aosta
  • 30px Piemonte, Torino
  • 30px Trentino-Alto Adige *, Trento
  • 30px Veneto, Venezia
  • 30px Friuli-Venezia Giulia *, Trieste
  • 30px Toscana, Firenze
  • 15px Umbria, Perugia
  • 30px Abruzzo, L'Aquila
  • 30px Molise, Campobasso
  • 30px Campania, Napoli
  • 30px Bazilikata, Potenza

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Italisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301.230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294.020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7.600km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardis ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.748 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr. : Mont Blanc).

Ekonomia

thumb|right|200 px|Fiat 500 [[Skeda:IMG 4468 - Milano - La Borsa - Dettaglio - Foto di Giovanni Dall'Orto - 20 jan 2007.jpg|thumb|left|200 px|Piazza Affari në Milano]]

Artikulli kryesor Ekonomia e Italisë

Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.

Transporti

Sistemi Rrugor

Totali i rrugëve të Italisë arrin deri në 654.676 km (1998)

Sistemi Hekurudhor

Totali i hekurudhave të Italisë arrin deri në 19.394 km

Demografia

thumb|right|200 px|rritja demografike

Artikulli kryesor Demografia e Italisë

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km2. Pas 6 vitesh arriti nje popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199.5 banorë në km2. Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km2). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Trieshtës, Shqiptarë (arbëresh) në Kalabri e Sicili etj.

Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm .

Kultura

[[Skeda:Portrait de Dante.jpg|thumb|right|upright|Piktura e Dante Alighieri]]

Artikulli kryesor Kultura e Italisë

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjoneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti Vizual

Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.

Letërsia

Me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

Burime të dhënash

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Italia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:


Template:G8Template:Futboll-Italia2006

Kategoria:Itali Kategoria:Shtete në Evropë


Sporti

Italia është shume e zhvilluar në Futboll . Italia ka fituar në Gjermani me vitin 2006 vendin e parë të FIFA-ës para Francës.

ace:Itali af:Italië als:Italien am:ጣልያን an:Italia ang:Italia ar:إيطاليا arc:ܐܝܛܠܝܐ arz:ايطاليا ast:Italia ay:Italiya az:İtaliya ba:Италия bar:Italien bat-smg:Italėjė bcl:Italya be:Італія be-x-old:Італія bg:Италия bn:ইতালি bo:ཨི་ཏ་ལི། bpy:ইতালি br:Italia bs:Italija ca:Itàlia ce:Итали ceb:Italya co:Italia crh:İtaliya cs:Itálie csb:Italskô cu:Италі́ꙗ cv:Итали cy:Yr Eidal da:Italien de:Italien diq:İtalya dsb:Italska dv:އިޓަލީވިލާތް dz:ཨྀཊ་ལི་ ee:Italy el:Ιταλία eml:Itâglia en:Italy eo:Italio es:Italia et:Itaalia eu:Italia ext:Itália fa:ایتالیا fi:Italia fiu-vro:Itaalia fo:Italia fr:Italie frp:Étalie fur:Italie fy:Itaalje ga:An Iodáil gan:意大利 gd:An Eadailt gl:Italia gn:Italia gu:ઈટલી gv:Yn Iddaal hak:Yi-thai-li haw:ʻĪkālia he:איטליה hi:इटली hif:Italy hr:Italija hsb:Italska ht:Itali hu:Olaszország hy:Իտալիա ia:Italia id:Italia ie:Italia ilo:Italia io:Italia is:Ítalía it:Italia ja:イタリア jbo:italias jv:Italia ka:იტალია kab:Ṭelyan kg:Italia kk:Италия kl:Italien km:អ៊ីតាលី kn:ಇಟಲಿ ko:이탈리아 ksh:Italië ku:Îtalya kv:Италия kw:Itali ky:Италия la:Italia lad:Italia lb:Italien lg:Yitale li:Italië lij:Italia lmo:Itàlia ln:Italya lt:Italija lv:Itālija mg:Italia mk:Италија ml:ഇറ്റലി mn:Итали mr:इटली ms:Itali mt:Italja na:Italy nah:Italia nap:Italia nds:Italien nds-nl:Italiën ne:इटाली new:इटाली nl:Italië nn:Italia no:Italia nov:Italia nrm:Italie nv:Ídelii oc:Itàlia os:Итали pam:Italy pap:Italia pdc:Idali pih:Italii pl:Włochy pms:Italia pnb:اٹلی pnt:Ιταλία ps:اټاليا pt:Itália qu:Italya rm:Italia rmy:Italiya ro:Italia roa-rup:Italia roa-tara:Itaglie ru:Италия sa:इटली sah:Италия sc:Itàlia scn:Italia sco:Italy se:Itália sh:Italija simple:Italy sk:Taliansko sl:Italija sm:Italia so:Talyaaniga sr:Италија stq:Italien sv:Italien sw:Italia szl:Italijo ta:இத்தாலி te:ఇటలీ tet:Itália tg:Итолиё th:ประเทศอิตาลี tl:Italya tpi:Itali tr:İtalya tt:Италия ty:’Itāria udm:Италия ug:Italiye uk:Італія ur:اطالیہ uz:Italiya vec:Itałia vi:Ý vls:Itoalië vo:Litaliyän wa:Itåleye war:Italya wo:Itaali wuu:意大利 xal:Италмудн Орн Нутг yi:איטאליע yo:Italia zea:Itâlië zh:意大利 zh-classical:義大利 zh-min-nan:Italia zh-yue:意大利

Advertisement