FANDOM


25px Ky artikull merret me shtetin e kohës së re, të quajtur Greqia - mbi teritorin e pellazgëve.


Template:KUTIAGreqia

Greqia, (Gjuha Greke: Ελλάδα, apo Ελλάς, Hellas), emri zyrtar i së cilës në gjuhen e sotme greke është: Republika Helene ( org.: Ελληνική Δημοκρατία, Elinikí Dhimokratía) është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë pastaj Republika e Maqedonisë dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.


Historia

Artikulli kryesor Historia

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Sipas kushtetutës të shpallur më 11 qershor 1975, Greqia është republikë dhe demokraci parlamentare. Pushteti vije si zgjedhje e popullit. Organi më i lartë shtetërorë është presidenti i cili zgjidhet dhe pajiset me të drejta nga parlamenti me dy të tretën e shumicës së delegatëve të zgjedhur për mandat 5 vjeçar. Ai paraqet shtetin në të drejtën ndërkombëtare, ka shtatmadhorinë mbi forcat e armatosura, shpall luftën ose paqen ose kontratat me aleatë, emëron apo shkarkon ministrin e presidentit si dhe me propozime e këtij të fundit emëron apo shkarkon ministra të qeverisë. Ai thërret parlamentin për mbledhje në periudha të zakonshme apo të jashtë zakonshme dhe pas dëgjimit të Këshillit të Republikës mund të shpartallojë parlamentin. Anëtarë të Këshillit të Republikës ndër tjerë janë dhe ish-presidenti, ministri i presidentit dhe ish-ministri i presidentit, si dhe mistritë të presidentëve të më parshëm. Ai ka të drejtën e vetos kundrejt ligjeve në fuqi si dhe në gjendje të jashtëzakonshme ka të drejtën e nxjerrës së ligjeve. Aktet e tij, rregullisht duhen të nënshkruhen nga ministri i caktuar. Nxjerrja e ligjeve është në duar të parlamentit i cili duhet që së paku të ketë 200 e më së shumti 300 të zgjedhur për kohë 4 vjeçare. Ka një të drejtë zgjedhje të quajtur e drejta pasive për zgjedhje e cila merret në moshën 25 vjeçare. Këshilli i Ministrave cakton dhe udhëheqë politikën. Këshilli i Shtetit është gjykata më lartë qeverisëse. Pos kësaj është duke u krijuar një oborr gjykatë të lartë e të veçantë.

Urdhëratë e lëshuara janë, ajo e vitit 1829 me pesë klasa, e vitit 1975 po ashtu me 5 klasa, urdhri i feniksëve më 1926 po ashtu me 5 klasë, si dhe urdhri i mirëqenies sipas ligjit të datës 8 gusht 1975.

Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Greqi
File:Greece.geohive.gif
File:GreeceRegionsEnglish.png

Greqia ka 13 njësi administrative të quajtura periferi dhe një regjion autonom, Mali i shenjët" (org.:Agio Oros) - një shtet klerik nën soveranitetin e Greqisë.

Regjionet : shih p. sh. Maqedonia (Greqi)

Periferitë: ndahen në 54 njësi të nivelit më të ulët të quajtura nomoi (org.:nomoi njëjës:nomos).

Nomoi: Njësit e nivelit të dytë d.m.th të quajturat nomoi ndahen më tutje në 147 njësi tjera të quajtura pari (org.: eparchies; njëjës:eparchia)

Parit: Ndahen në 1,033 njësi tjera më të vogla nga të cilat 900 njësi janë urbane të quajtura dyti (org.:dimoi; njëjës:dimos) dhe 133 njësi janë rurale të quajtura koinotites (org.:koinotites; njëjës:koinotita)

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Greqisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,140 km 2 ujë. Vija bregdetare e Greqisë është 13,676 km e gjatë.

Klima e Greqisë është e butë me dimër të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.

Pjesa më e madhe e relievit është male dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ulët e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi prej 2,917 metra mbi nivelin e detit në majë të maleve të Olimpit.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Greqisë

Pozita e mirë gjeografike në Detin Mesdhe që në kohët e lashta i përcaktoi Greqisë ekonominë detare. Kjo ka qenë e influencuar me sipërfaqe të kufizuara të tokës punuese, me peizazh të pakët për kullota dhe me mungesën e lëndëve të para për industri. Deri vonë ishte shtet bujqësor me detari të zhvilluar. Në strukturën industriale vend më të rëndësishëm ka pasur ajo ushqimore dhe e tekstilit. Deficitin ekonomik e plotëson me veprimtari të tjera si në tregti dhe në turizëm.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Greqisë
Greqi përafërsisht jetojnë 11 milion banorë. 98% e popullsisë janë Grekë autonom. Ndërmjet Thrakisë dhe Maqedonisë
File:Pyramide Grece.PNG
së Egjeut ka pak Turq dhe Bullgar, ndërsa në perëndim jetojnë Shqiptarët.

Dominon religjioni ortodokse, dhe pakica islame rreth 1%.

Pjesa dërmuese e popullsisë emigron në qytet, dhe për këtë arsye shkalla e urbanizimit është në rritje. Gati e tërë popullsia e flet gjuhën greke. Në zonat kufitare me Turqinë, turqishtja dhe në Çamëri flitet gjuha shqipe.Grekët shfrytëzojnë shkrimin e lashtë grek.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Greqisë

Në Athinë botohet anusja e fortë në të djathtë, Eleftheros Kosmos (Bota e Lirë) dhe Estia (Vendlindja). Ndër mesin konzervativ-liberan numërohet Akropolisi, Kathimerini (shtojcë ditore), Apoghevmatini (shtojcë pasditore) dhe Vradyni (shtojcë mbrëmje). Për paraqitjen boshtit të mesëm të të majtëve përkujdesen To Vima (Tribuna) dhe Ta Nea (Të rejat). Lëvizjes socialiste i qëndron afër shtojca pas ditore Athinaiki (Gazeta e Athinës) ndërsa në ekstremin e së majtës dalin shtojcat komuniste Avghi (Agimi) dhe Risospastis (Radikalja).

Shoqëria informative shtetrore Elliniki Rdiophonia Tileorassis (ERT) në shërbim të vendit emiton tri programe dëgjimi, pastaj ka në Greqi shërbimin për jashtvendit The Voic of Greece që emitojnë në 12 gjuhë të huaja si dhe ka edhe shërbimin televiziv për jasht vendit. Shërbimi informativ shtatmadhoris (YENED) ka program dëgjimi dhe atë programin e dytë televiziv. Në katë qytete ka stacione private që emitojnë programet e tyre.

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Greqia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Greqia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :

Kryemisnistri i pare grek pas revolucionit per pavarsi ishte Johan Kapodistria me origjine shqiptare nga Gjirokastra. Ai u rrit ne Korfuz e me pas nen ndikimin rus u vendos si kryeminister i shtetit te ri grek. Shume prej figurave te luftes greke per liri dhe fushes politike kane qene shqiptare. Edhe presidenti i sotem grek Karolos Papulias eshte shqiptar i lindur ne qytetin e Janines. Ai u arsimua ne Athine dhe Mynih.

  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :



Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.