Kosova Wiki
Advertisement
x28px Gjeografi portal
thumb|300px|Harta e Botës

Gjeografia (nga greq. γη / γαια, gi / gea - tokë, dhe γραφειν, grafin - shkruaj, (për) shkrim) është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.

Degët e Gjeografisë

right|220px Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:

  1. Gjeografinë përgjithshme dhe në
  2. Gjeografinë regjionale.


Gjeografia e përgjithshme ndahet në:

  1. Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
  2. Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë:
    • Demografia
    • Gjeografia e vendbanimeve
    • Gjeografia ekonomike
    • Gjeografia politike

Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur në kuader të gjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematike gjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.

Gjeografia regjionale mund të definohet si aplikim i njohurive gjeografike për studime konkrete të teritoreve,ndamas në bazë të ndonji kriteri të regjionalizimit gjeografik. Pra ajo është një disiplinë sintetike shkencore.

Gjeografia regjionale mandej ndahet në gjeografinë e përgjithshme regjionale dhe gjeografinë e veçantë regjionale.

Gjeografia është një lëndë shumë e rëndësishme sepse tregon tërësinë territoriale dhe studion gjeografinë e një vendi dhe të botës.Ka shumë zbulime të rëndësishme gjeografike p.sh zbulimi i Amerikës,Australisë,Antartikut etj.Zbulime gjeografike mund të quajmë edhe zbulimet natyrore të një vendi.

Historia e Gjeografisë

Kontribues në lëmin e Gjeografisë

Gjeografia padyshim është një ndër shkencat më të vjetra.

Që në parahistori njerëzit kanë tentuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve në natyrës, mandej t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antikë. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë Aristoteli - për mozaikun e sipërfaqes së tokës dhe brezat e nxehtësisë dhe Erastoteni - mbi madhësinë dhe dimensionet e Tokës. Erastoteni në shekullin e III p.e.s. i pari e përdori termin gjeografi.

Në mesjetë vjen deri te stagnimi i shkencave në përgjithësi duke përfshirë edhe gjeografinë. Shkencat e atëhershme janë zhvilluar gjithashtu edhe në kuadër te civilizimit islam. Gjeografët më të dalluar të kësaj kohe janë Al-Biruni dhe Al-Idrisi.

Zhvillim të dukshëm të gjeografisë në perëndim i dhanë zbulimet gjeografike duke iu falëminderuar detarëve si Kristofor Kolombi, Vasko de Gama, Fernando Mangelani etj.

Zhvillimi i shpejt i astronmisë dhe mekanikës qiellore në shekullit e XVI dhe XVII, paraqesin bazën e mendimit të lëvizjes së trupave qiellorë dhe rrjedhojat e lëvizjes së tyre për Tokën. Fillimi i zhvillimit të gjeografisë si shkencë i përshkruhet gjeografit holandez Bernard Varenijusit, i cili e ka shkruar vepren me titull "Gjeografia e përgjithshme". Edhe pse zbulimet e rëndësishme teknike të cilat ndikuan në zhvillimin e gjeografisë në shekullit XVII dhe XVIII, ajo mbetet kryesisht shkencë deskriptive deri në paraqitjen e hulumtuesit të madh të gjeografisë me prejardhje gjermane Aleksander Humbollit i cili në fillim të shekekullit XIX i vë themelet e gjeografisë moderne. Pas tij mjaft i rëndësishëm është edhe Karl Rihter i cili ka qenë nën ndikimin e madh të filozofit Imanuel Kantit. Kontribut të rëndësishëm gjat kësaj kohe kanë dhënë në ShBA V.M Denis - teoria e e zhvillimit të relievit si cikël gjeografik dhe Vlladimir DokuqajevRusi.

Gjatë shekullit XIX themelohen katedrat e gjeografisë nëpër universitetet evropiane.

Shiko edhe këtë

  • Portal:Gjeografi
  • Gjeografia e shteteve - liste e artikujve per gjeografin e hapsires te ndare sipas sheteve.
  • Lista e elementeve te Gjeografise
  • Lista e shkencave te dalura nga Gjeografia
  • Lista e shkencave te kombinuara me Gjeografinë
  • Koordinatat gjeografike

Trojet shqiptare

zxsa

Lidhjet me internetin

ab:Географи af:Geografie als:Geografie an:Cheografía ar:جغرافيا arc:ܓܐܘܓܪܦܝܐ as:ভূগোল ast:Xeografía av:География ay:Uraqita az:Coğrafiya ba:География bar:Geografie bat-smg:Geuograpėjė bcl:Heograpiya be:Геаграфія be-x-old:Геаграфія bg:География bh:भूगोल bm:Dùgùkòlòkùnnàkalan bn:ভূগোল br:Douaroniezh bs:Geografija ca:Geografia ceb:Heyograpiya co:Geografia cs:Geografie csb:Geògrafijô cv:Географи cy:Daearyddiaeth da:Geografi de:Geographie dv:ޖުޣުރާފީ el:Γεωγραφία en:Geography eo:Geografio es:Geografía et:Geograafia eu:Geografia ext:Heugrafia fa:جغرافیا fi:Maantiede fiu-vro:Maatiidüs fo:Landafrøði fr:Géographie frp:G·eografia fur:Gjeografie fy:Geografy ga:Tíreolaíocht gan:地理學 gl:Xeografía gn:Tetãnguéra gu:ભૂગોળ he:גאוגרפיה hi:भूगोल hr:Zemljopis hsb:Geografija ht:Jewografi hu:Földrajztudomány hy:Աշխարհագրություն ia:Geographia id:Geografi ie:Geografie ilo:Heografia io:Geografio is:Landafræði it:Geografia iu:ᓄᓇᐅᔪᖅ/nunaujuq ja:地理学 jv:Géografi ka:გეოგრაფია km:ភូមិវិទ្យា ko:지리학 ku:Erdnîgarî kv:География kw:Dorydhyeth ky:География la:Geographia lad:Jeografiya lb:Geographie li:Geografie lij:Geografia lmo:Geugrafìa ln:Mambí ma mabelé lo:ພູມສາດ lt:Geografija lv:Ģeogrāfija map-bms:Geografi mg:Jeografia mk:Географија ml:ഭൂമിശാസ്ത്രം mn:Газар зүй mr:भूगोल ms:Geografi mt:Ġeografija my:ပထဝီဝင် mzn:Jəögrafi / جئوگرافی nah:Cemānāhuacāyōtl nds:Geographie ne:भूगोल ng:Geografi nl:Aardrijkskunde nn:Geografi no:Geografi nov:Geografia nrm:Géographie oc:Geografia os:Географи pam:Geografia pl:Geografia ps:ځمکپوهنه pt:Geografia qu:Allpa saywachi rm:Geografia rmy:Phuvipen ro:Geografie ru:География sah:География sc:Geografia scn:Giografìa sco:Geography sh:Zemljopis si:භූගෝල විද්‍යාව simple:Geography sk:Geografia sl:Geografija sm:Geography so:Juquraafi sr:Географија su:Géografi sv:Geografi sw:Jiografia ta:புவியியல் te:భూగోళ శాస్త్రము tg:Ҷуғрофия th:ภูมิศาสตร์ tk:Geografiýa tl:Heograpiya tpi:Jiograpi tr:Coğrafya uk:Географія ur:جغرافيہ uz:Geografiya vec:Giografia vi:Địa lý học vo:Taledav wa:Djeyografeye war:Heyograpiya wo:Melosuuf yi:געאגראפיע zea:Heografie zh:地理学 zh-yue:地理

Advertisement