George W. Bush
Template:President i ShBA-ve
2001- 2008

220px

Emri: George
Mbiemri: Bush
Profesioni: politikan
Ditëlindja: 6 korrik, 1946
Vendlindja: New Haven,
Connecticut
Kombësia: amerikan

George Walker Bush (sqt. Xhorxh Uokër Bush) lindi më 6 korrik të vitit 1946New Haven, Connecticut. Ai është një politikan republikan i ShBA-së dhe presidenti i 43-të i vendit. I ati i tij George H. W. Bush ishte presidenti i 41-t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001.

Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë governatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në 2004. Pasi mbaroi kolegjin punoi në bizinesin familiar të naftës.

U diplomua në histori në Universitatin Yale më 1968 dhe mori një gradë master në Administrin Biznesi nga Shkolla e Biznesit e Harvardit më 1975.

Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojen Kombëtare Ajrore të Teksasit. Më 1975 ai filloi karrierën profesionale të tij në biznesin e naftës dhe gazit, të cilën e la më 1986. Më 1988 ai u përfshi aktivisht në fushatën e suksesshme të babait të tij për presidencën dhe më 1989, së bashku me një grup investitorësh, bleu ekipin profesionist të bejsbollit Texas Rangers, për të shërbyer si partneri administrues i përgjithshëm i tij deri në nëntor 1994, kur u zgjodh guvernator i Teksasit. Më 1998 Bush krijoi një precedent duke u rizgjedhur për një mandat të dytë katër-vjeçar si guvernator i Teksasit.

Më 1999, Bush njoftoi planet e tij për të kandiduar për presidencën dhe pas një beteje të ashpër me kandidatë republikanë të tjerë fitoi zgjedhjet paraprake në mars 2000. Më 2 gusht 2000, Xhorxh Bush dhe i zgjedhuri i tij për bashkëpunëtor në kandidaturë, Riçard Çeni, u propozuan zyrtarisht për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara në Konventën Kombëtare Republikane në Filadelfia. Pas një prej garave presidenciale më luftarake në historinë amerikane, Bush dhe Çeni mposhtën kandidatët e Partisë Demokratike, ish-Zëvendëspresidentin Al Gore dhe Senatorin Josef Lieberman. Megjithatë, fitorja kërkoi disa javë procedura ligjore të ndërlikuara dhe rinumërime të votave në Florida për t'u verifikuar.

Në fjalimin e tij të parë si president, Bush përsëriti angazhimin e tij për një frymë të përkushtimit politik të dyanshëm dhe premtoi të jetë udhëheqës i "një kombi," jo "një partie". Disa prej përparësive kryesore të tij të brendshme përfshinë përmirësimin e arsimimit, zvogëlimin e taksave dhe forcimin e ushtrisë.

Në frontin e politikës së jashtme, Bush premtoi të ruajë angazhimet ndërkombëtare të ndërmarra nga administrata e mëparshme, duke sugjeruar megjithatë një zvogëlim të mundshëm të pranisë së SH.B.A.-së në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, përfshirë ata në Ballkan. Më pak se nëntë muaj pas marrjes së detyrës, Bush u përball me një sfidë të rëndësishme pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator. Disa muaj më vonë ai i vendosi SH.B.A. në krye të fushatës botërore kundër terrorizmit.

Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981.

10 Qershor 2007 George W. Bush bëri nje vizitë zyrtare në Shqipëri ku shpreu qartë mbështetjen e ShBA për pavaresinë e Kosovës

Mirënjohjet


Kategoria:Politikanë amerikanë Kategoria:Lindje 1946

af:George W. Bush als:George W. Bush am:ጆርጅ ደብሊዩ ቡሽ an:George Walker Bush ang:George W. Bush ar:جورج دبليو بوش arz:جورج ووكر بوش ast:George Walker Bush az:Corc Uoker Buş bar:George W. Bush bat-smg:George W. Bush bcl:George W. Bush be:Джордж Уокер Буш be-x-old:Джордж Ўокер Буш bg:Джордж Уокър Буш bn:জর্জ ডব্লিউ বুশ bpy:জর্জ ৱাকার বুশ br:George Walker Bush bs:George W. Bush ca:George Walker Bush cbk-zam:George W. Bush ceb:George W. Bush cs:George W. Bush cy:George W. Bush da:George W. Bush de:George W. Bush dv:ޖޯޖް ވޯކަރ ބުޝް el:Τζορτζ Μπους (νεότερος) en:George W. Bush eo:George W. Bush es:George W. Bush et:George W. Bush eu:George W. Bush fa:جورج دبلیو بوش fi:George W. Bush fo:George W. Bush fr:George W. Bush frp:George Walker Bush fy:George W. Bush ga:George W. Bush gd:George W. Bush gl:George Walker Bush gv:George W. Bush he:ג'ורג' ווקר בוש hi:जॉर्ज वॉकर बुश hr:George W. Bush hsb:George W. Bush hu:George W. Bush hy:Ջորջ Վոկեր Բուշ ia:George W. Bush id:George Walker Bush io:George W. Bush is:George W. Bush it:George W. Bush ja:ジョージ・W・ブッシュ jbo:djordj. ualker. buc ka:ჯორჯ უოლკერ ბუში kk:Буш, Джордж kn:ಜಾರ್ಜ್ ಡಬ್ಲ್ಯು. ಬುಷ್ ko:조지 W. 부시 ksh:George W. Bush ku:George W. Bush la:Georgius W. Bush lb:George W. Bush li:George W. Bush ln:George Walker Bush lt:George Walker Bush lv:Džordžs V. Bušs mg:George Bush mk:Џорџ В. Буш ml:ജോര്‍ജ്ജ് ഡബ്ല്യു. ബുഷ് mn:Жорж Уокер Буш mr:जॉर्ज डब्ल्यू. बुश ms:George W. Bush nah:George W. Bush nap:George W. Bush nds:George W. Bush nds-nl:George Walker Bush nl:George W. Bush nn:George W. Bush no:George W. Bush nrm:George W. Bush nv:Hastiin alą́ąjįʼ dahsidáhígíí George W. Bush oc:George Walker Bush os:Буш, Джордж Уокер pam:George W. Bush pdc:George W. Bush pl:George W. Bush ps:جورج ډبليو بوش pt:George W. Bush qu:George Walker Bush rm:George W. Bush ro:George W. Bush ru:Буш, Джордж Уокер sa:जार्ज डबल्यु बुश sah:Дьордь Уокер Буш scn:George W. Bush sco:George W. Bush se:George W. Bush sh:George W. Bush simple:George W. Bush sk:George W. Bush sl:George W. Bush so:George W. Bush sr:Џорџ В. Буш su:George W. Bush sv:George W. Bush sw:George W. Bush ta:ஜார்ஜ் வாக்கர் புஷ் tg:Ҷорҷ Уокер Буш th:จอร์จ ดับเบิลยู. บุช tl:George W. Bush tpi:George Walker Bush tr:George W. Bush ty:George W. Bush uk:Джордж Вокер Буш ur:جارج ڈبلیو بش uz:George W. Bush vi:George W. Bush war:George W. Bush yi:דזשארדזש וו. בוש yo:George Walker Bush zh:乔治·沃克·布什 zh-min-nan:George W. Bush zh-yue:喬治布殊

Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.