Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAFranca Republika Franceze, (frëngjisht: République Française) është shtet i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Departaments d'Otremer). Shtet i Evropës perëndimore, Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës. Franca është njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE).

Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje, me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga ngushtica La Mansh (Manche), e cila nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.

Franca është ndër themeleuesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE ështe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Orgaizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e "Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve" të nxjerrë në vitin 1789. Franca është antare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Francës

Emri “Francë” vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalë për fjalë përkthehet “vend i frankëve” ose “Frankland”. Ka teori të ndryshme për origjinën e emrit të frankëve. Njëra thotë që ai rrjedh nga fjala proto - gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetës dhe njihej midis frankëve me emrin francisca.

Një etimologji tjetër e propozuar është ajo që në gjuhët e vjetra gjermanike emri frank nënkuptonte një njeri të lire, e kundërta me skllav. Kjo fjalë vazhdon të ekzistojë në frëngjishten e sotme si franc, madje ajo emërtonte edhe monedhën franceze deri në zëvendësimin e saj me Euron.

Në Gjermani Franca vazhdon të thirret me emrin Frankreich, e cila fjalë për fjalë domethënë “Mbretëri e Frankëve”. Për ta dalluar nga perandoria e frankëve nën Karlin e Madh, Francën moderne gjermanët e quajnë Frankreich, kurse perandorinë e dikurshme të Karlit Frankenreich.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

thumb|Logoja e Republikës Franceze

Republika Franceze ka sistem unitarë gjysëm-presidencial me tradia të forta Demokratike. Kushtetuta e Francës e Republikës së pestë u aprovua me Referendum28 shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit në relacion me Parlamentin. Dega ekzekutive ka dy kryetarë: Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me votë për një mandat 5 vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri që caktohet nga Presidenti.

Parlamenti i Francës është legjislaturë dy-dhomëshe e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée Nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisë. Senatorët zgjidhen nga një komision zgjedhor për një mandat 6 vjeçar , dhe gjysma e ulëseve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet duke filluar nga shtatori 2008.[1] Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy dhomave, Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit, përveç në ligje kushtetuese dhe lois organiques (ligje që parashihen dirkt për kushtetutën) në disa raste. Qeveria ka ndikim të madh në vendosjen e agjendës së Parlamentit.

Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E Majta, e përqendruar rreth Partisë Socialiste, dhe E Djathta, e përqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani pasardhësin e saj Union pour un Mouvement Populaire. Dega ekzekutive kryesisht përbëhet nga UPM-ja.

Njësitë administrative

Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Francës

[[Skeda:Départements et régions de France.svg|thumb|300px|22 régions dhe 96 départementsMetropolitantit Francezë.]]

Franca ka 26 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura "Région" nga të cilat 22 janë pjesë e Metropolitantit Francezë (një është "territor kolektiv" korsikanë; një ishulli i Korsikës; një është si "regjion" gjuhësorë) dhe katër njësi janë si njësi "territoriale detare". Këto njësi ndahen më tutje në njësi më të vogla të quajtura "département". Departamentet janë të shifruara (shumica sipas ABC-së) dhe shifrat përdoren në raste si p.sh.: kodi postar apo tabelat e automjeteve.

Departamentet ndahen në 342 njësi më të vogla të quajtura arodisements (org.:arrondissements), mirëpo në këtë nivel nuk ka kuvende dhe shumica shërbejnë për kryerjen e punëve administrative. Arodisementet ndahen më tuje në 4,035 kantone (org.:Canton) njësi edhe më të vogla, por edhe këto nuk kanë kuvende por shërbejnë për organizimin administrative si p.sh.: ofrimin e shërbimit gjatë zgjedhjeve të lira. Përfundimisht arodisementet ndahen në 36,682 komuna (org.:Commune), njësi që kanë kuvendin zgjedhorë.

Régiones, départements, dhe communes janë të njohura si "bashkësi territoriale" (org.:collectivités territoriales) që nënkuptojnë njësi me asamblenë lokale si dhe ekzekutivin përderisa në anën tjetër arrondissements dhe cantonsjanë më tepër për çështje administrative.

Gjeografia

Artikulli kryesor: Gjeografia e Francës

Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547,030 km2 duke lënë anash viset tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë.

Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset ë bregdetin e Mesdheut ku dimëni është i butë dhe vera e nxehtë.

Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkruhet nga Pirenenjte dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Rëne (ang. Rohne) (-2m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (ang. Mont Blanc).

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Francës

Franca deri me vitin 2005 zinte vendin e 5-të si fuqi ekonomike botërore, pas Shtetev te Amerikes, Japonis, Gjermanis, dhe Anglise me PIB nga 1744,4 miliarda dollar. Kjo ngritje është aferm ( shqyje me 2.8%)nga ajo te Anglise (1795 miliarda dollar), renditja ndrrohet sipas përqindjev ndërmjet dollarve, eurove, dhe livre-es sterling. Megjithatë pozita e saj euvropjane për PIB nepër banoret është vetem e 9-ta mbi 15 sipas Eurostat, organa zyrtare e statistikëve europjane. Ajo është e 4-ta eksportuese mondiale, e dyta për shërbime e prodhim bujqësor dhe prodhim bujqesore ushqimtar. Eshte e para adrese turistike boterore.

Ekonomia françeze është kryesisht nje ekonomi nga sherbimi. Sektori i periudhës së tretë permban 72% nga popullata aktive, kurse sektori i par (bujqesi, peshkim) perfaqeson ma shum se 4% dhe sektori i dyte (industri) 24%. Perqindjet papunësi kan perparu me 0.9% ne janar 2005 për ndertim me 2,716 miliona paditës pune=(10%). Ajo papunsi strukturale është nje ma e madhe ne Evrop.

Demografia

Artikulli kryesor: Demografia e Francës

thumb|300px|right|Piramida e popullsisë së Francës Franca sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2003 ka pasur gjithësej 60.180.529 banorë, me dendësi mesatare për km2 110 banorë. Radhitet në vedin e 20 –të në botë. Ndërsa në vendin e 47 –të për nga sipërfaqja me 547.030 km² Tri e katërta e popullsisë së Francës jeton në qytete.. Pjesa dërmuese e popullsisë janë francezë. Por ekzistojnë edhe pakicat si: Flamanët,Bretanjët,Baskët,Katalonët,Korzakët . Nuk ka shënime për pakicat sepse ky term në Francë pothuajse është i panjohur. Pakicat me kalimin e kohës pothuajse krejtësisht janë asimiluar. Vonë nën presionin e Unionit Euroopian Franaca iu ka kushtuar vemendje më të madhe pakicave kombëtare dhe etnike..

Gjuhë zyrtare është frengjishtja, por ekzistojnë disa gjuhë lokale si gjuha baske, bretonje,katalone,flamane,gjermane etj. Këto gjuhë vonë qeveria i ka leju të përdoren. Megjithëate gjuha frenge mbetet gjuhë e vetme zyrtare. Kisha Katolike Romake është religjioni kryesorë në Francë. Mbi 80% e popullsisë deklarohen si katolik.

Sot rreth 5% e populsisë deklarohen se i përkasin religjonit islam. Proteant janë vetëm 2 % e popullsisë. Ndërsa ebrej janë gjithësejt 1% e popullsisë së Francës.

Kultura

Artikulli kryesor: Kultura e Francës

Letërsia

[[Skeda:Molière - Nicolas Mignard (1658).jpg|thumb|Molière]]

Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e mirfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc ). Secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. “Roman de Renart” u shkrua më 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme Franceze.

Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Lidhje të jashtme

Shoqatat kulturore shqiptare në Francë:

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Franca – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Franca – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :

Template:G8




* Kategoria:Shtete në Evropë

ace:Peurancih af:Frankryk als:Frankreich am:ፈረንሣይ an:Franzia ang:Francland ar:فرنسا arc:ܦܪܢܣܐ arz:فرنسا ast:Francia az:Fransa ba:Франция bar:Frånkreich bat-smg:Prancūzėjė bcl:Pransya be:Францыя be-x-old:Францыя bg:Франция bi:Franis bm:Franse bn:ফ্রান্স bo:ཧྥ་རན་སི། bpy:ফ্রান্স br:Bro-C'hall bs:Francuska ca:França cdo:Huák-guók ce:Франце ceb:Pransiya ckb:فەڕەنسا co:Francia crh:Frenkistan cs:Francie csb:Francëjô cu:Франкі́ꙗ cv:Франци cy:Ffrainc da:Frankrig de:Frankreich diq:Fransa dsb:Francojska dv:ފަރަންސޭސިވިލާތް dz:ཕརཱནསི་ ee:France el:Γαλλία eml:Franza en:France eo:Francio es:Francia et:Prantsusmaa eu:Frantzia ext:Fráncia fa:فرانسه ff:Faransi fi:Ranska fiu-vro:Prantsusmaa fo:Frakland fr:France frp:France fur:France fy:Frankryk ga:An Fhrainc gan:法國 gd:An Fhraing gl:Francia - France gn:Hyãsia got:𐍆𐍂𐌰𐌲𐌺𐌰𐍂𐌴𐌹𐌺𐌹 gu:ફ્રાન્સ gv:Yn Rank ha:Faransa hak:Fap-koet haw:Palani he:צרפת hi:फ़्राँस hif:France hr:Francuska hsb:Francoska ht:Frans hu:Franciaország hy:Ֆրանսիա ia:Francia id:Perancis ie:Francia ilo:Fransia io:Francia is:Frakkland it:Francia ja:フランス jbo:fasygu'e jv:Prancis ka:საფრანგეთი kab:Fransa kg:Fwalansa kk:Франция kl:Frankrig km:បារាំង kn:ಫ್ರಾನ್ಸ್ ko:프랑스 ks:फ्रांस ksh:Frangkrisch ku:Fransa kv:Франция kw:Pow Frynk ky:Франция la:Francia lad:Fransia lb:Frankräich li:Frankriek lij:Fransa lmo:Frància ln:Falansia lo:ປະເທດຝະລັ່ງ lt:Prancūzija lv:Francija mdf:Кранцмастор mg:Frantsa mhr:Франций mi:Wīwī mk:Франција ml:ഫ്രാൻസ് mn:Франц mr:फ्रांस ms:Perancis mt:Franza mwl:Fráncia my:ပြင်သစ်နိုင်ငံ myv:Франция Мастор na:France nah:Francia nap:Franza nds:Frankriek nds-nl:Frankriek ne:फ्रान्स nl:Frankrijk nn:Frankrike no:Frankrike nov:Fransia nrm:France nv:Dáághanii dinéʼiʼ bikéyah oc:França os:Франц pam:France pap:Fransia pdc:Frankreich pih:France pl:Francja pms:Fransa pnb:فرانس pnt:Γαλλία pt:França qu:Phransya rm:Frantscha rmy:Franchiya ro:Franţa roa-rup:Gallia ru:Франция rw:Ubufaransa sa:फ्रांस sah:Франция sc:Frantza scn:Francia sco:Fraunce se:Fráŋkriika sh:Francuska simple:France sk:Francúzsko sl:Francija sm:Farani so:Faransiiska sr:Француска srn:Franskondre st:Fora stq:Frankriek su:Perancis sv:Frankrike sw:Ufaransa szl:Francyjo ta:பிரான்சு te:ఫ్రాన్స్ tet:Fransa tg:Фаронса th:ประเทศฝรั่งเศส tk:Fransiýa tl:Pransya tpi:Pranis tr:Fransa tt:Франция ty:Farāni udm:Франция ug:فرانسىيە uk:Франція ur:فرانس uz:Fransiya vec:Fransa vi:Pháp vls:Vrankryk vo:Fransän wa:France war:Fransya wo:Faraas wuu:法国 xal:Пранцсын Орн Нутг yi:פראנקרייך yo:Fransi za:Fazgoz zea:Frankriek zh:法国 zh-classical:法國 zh-min-nan:Hoat-kok

zh-yue:法國

  1. French Senate |publisher= |year=2006 |url=http://www.senat.fr/role/index.html |title=Rôle et fonctionnement du Sénat |accessdate=2006-04-20
Advertisement