Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAFinlanda Republika Finlandeze apo Finlanda (finlandisht: Suomen tasavalta dhe suedisht: Republiken Finland) ndodhet në pjesën më veriore të Evropës. Shteti "nordik" në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia (Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Aland Islands), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët "nordikë" të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi ndërsa në latinishte termi Finlandë është emri shkencor për Fenia.

Rreth pesë milion shtetas finlandezë jetojnë në një sipërfaqe prej afro 330,000 metra katror që e bënë këtë vend të radhitet si e 126-ti vend në botë, për nga dendësia.


Historia

Artikulli kryesor : Historia e Finlandës

Para historia e Finlandës është e lidhur ngushtë me ato të tokave veriore. Sipas arkeologëve finlandezë, këto vise janë banuar pas shkrirjes së akullit (akullnajat e veriut), ndërsa mitet më të reja që vijnë nga viset perëndimore të Skandinavisë shkojnë edhe më larg.

Kjo pjesë e rruzullit në botën e Mesdheut (si duket edhe më gjerë), nuk ka pasur ndonjë emërtim të posaçëm deri në kohërat e reja (shekulli XIX). Në përgjithësi këto vise kanë hyrë në pjesën e vendeve veriore, Skandinavisë apo më vonë edhe Rusisë.

Perandori rusë, Aleksandri I, për herë të parë këto vise i bashkon në një truall i ngjeshur në vitin 1808;Duka i Madh i Finlandës. Pas revolucionit bolshevik në Perandorinë Ruse kjo krahinë u shpall e pavarur. Bolshevikët e pranojnë shpalljen e saj më 6 dhjetor 1917 dhe nënshkruajnë ndarjen e kufirit. Gjatë luftës së II-ë botërore ajo merë pjesë aktive kundër Gjermanisë dhe zhvillon luftën në Lapland. Me forcimin e BRSS-së, ajo kërkoi të bëhet shqyrtimi i kufijve dhe disa të drejtave politike të sovjetikëve mbi këtë territor. Kështu ata ndër të tjera, sovjetët marrin të drejtën e mbrojtjes nga ky territor në raste sulmi nga Gjermania (bëhet fjalë për Gjermanin Federale të ndarë në Sektorë të shteteve perëndimore). Pas shkatërrimit të BRSS, Finlandezët të ballafaquar me problemet e reja ekonomike, por të lumtur për fundin e mirë ju afrohen shteteve perëndimore duke u anëtarësuar në NATO e më vonë edhe në BE. Diplomatët Finlandezë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe tani, shpesh luajnë rolin e ndërmjetësuesit në mes të vendeve perëndimore dhe Rusisë.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative të Finlandës

right|Provinces of Finland

Finlanda ka gjashtë njësi administrative të quajtura "leni" (org.:läänit njëjës:lääni) të ngjashme me provinca apo krahina. Këto ndahen më tutje në 90 njësi më të ulëta. Autoritete e "leni"-t janë pjesë ekzekutive e qeverisë nacionale dhe nuk kontrollohen në mënyrë demokratike pos në parlament. Ky sistem është krijuar më 1634 dhe ka pësuar disa ndryshime të vogla deri sa është vendosur krijimi i "njësive të mëdha" në vitin 1974. Që nga atëherë e deri më tani ka gjashtë njësi të tilla.

  • Etelä-Suomen lääni
  • Itä-Suomen lääni
  • Lapin lääni
  • Länsi-Suomen lääni
  • Oulun lääni
  • Ahvenanmaan maakunta

Disa na këto njësi shërbejnë vetëm për çështje administrative. Kështu p.sh.: provinca Finlanda e Perëndimit është krijuar për shkaqe linguistike dhe dialektore.

Njësia Ahvenanmaan maakunta ka një lloj autonomie vetëqeverisëse. Në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjit Finlandezë, qeveria regjionale ka disa të drejta të rëndësishme mbi ishujt e Finlandës.

Përpos këtij lloji të provincave ka disa krahina që janë krijuara në baza tjera si folkloristike, historike etj.

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Finlandës

Sipërfaqja e përgjithshme e Finlandës është 338,145 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 64 00 V, 26 00 L dhe 304,473 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 33,672 km 2 ujë. Vija bregdetare e Finlandës është 1,250 km e gjatë.

Klima e Finlandë ndryshon varësisht nga viset e saj por kryesisht zotëron një klimë polare e ftohtë.

Pjesën më të madhe të relievit e përbëjnë terrenet e rrafshëta të cilat ndërpriten rrallë nga malet e ulëta dhe liqenet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit Baltik (0m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 1,328 metrave në vendin e quajtur Halti

Ekonomia

Artikulli kryesor: Ekonomia e Finlandës

Finlanda ka një ekonomi të tregut të lirë, tejet të industrializuar me të ardhura për kokë banori të barabarta me ato të vendeve të perëndimit si Franca, Gjermania, Suedia ose Britania e Madhe. Sektori më i madh i ekonomisë është shërbimi me 65.7 përqind, e pasuar nga rafineria me 31.4 përqind. Prodhimi primar përbën 2.9 përqinf.[1]

Duke iu falenderuar tregtimit të jashtëm, çelësi i ekonomisë është prodhimi. Industritë më të mëdha[2] janë elektronika (21.6 %), makineria, automjetet dhe produkte tjera inxhinierike të metalit (21.1 %), industria e pyllit (13.1 %), dhe kemikalet (10.9 %). Finlanda ka resurse të drurit, mineraleve, dhe ujit të freskët. Pylltaria, fabrikat e letrës, dhe sektori i agrikulturës (në të cilën paguesit e taksave shpenzojnë rreth 2 miliardë euro çdo vit) janë të ndjeshme politikisht tek banorët rural. Greater Helsinki përbën rreth një të tretën e GDP-së.

Në një krahasim të OECD në vitin 2004, prodhimi i teknologjisë së lartë renditej i dyti me rradhë, pas Irlandës. Sidoqoftë, shërbimet e diturisë intensive u renditën më të voglat dhe sektorët e rritjes së ngadalshme, sidomos agrikultura dhe teknologjia e ulët, u renditën të dytat. Investimet ishin më të vogla se që ishte parashikuar.[3].

Një numër i konsiderueshëm i enxhinierëve të trajnuar dhe profesionistë të tjerë banojnë në Finlandë, duke prodhuar kështu kompani lidere në Botë. Indeksi i Lirisë Ekonomike duke e renditur atë në vendin e 16të në Botë dhe të 9-tin në Evropë tregon se sa e lirë është ekonomia e Finlandës, edhe pse taksat ndikojnë negativisht. [4] Kurse sektori i prodhimtarisë është një ndër më eficientët në Botë.

OECD tregon se sektori i shërbimit mund të përfitojë shumë nga përmirësimet politike.[5] Raporti i Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në sondazhet e opinionit, e ka renditur Finlandën si vendin me konkurrencën më të madhe në Botë.[6]

Demografia

thumb|300px|Lëvizja e popullsisë

Artikulli kryesor: Demografia e Finlandës

Me 338.000km2 Finlanda është shteti i pestë përnga madhësia në Evropë, por me 5.1 milion banorë dhe me dendësi prej 15 banorësh në1 km katrorë është një ndër shtetet e fundit të Evropës.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Finlandës

Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Finlanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Finlanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :




* Kategoria:Shtete në Evropë

ace:Finlandia af:Finland als:Finnland am:ፊንላንድ an:Finlandia ang:Finnland ar:فنلندا arc:ܦܢܠܢܕܐ arz:فينلاندا ast:Finlandia az:Finlandiya bar:Finnlånd bat-smg:Soumėjė bcl:Finlandya be:Фінляндыя be-x-old:Фінляндыя bg:Финландия bm:Finland bn:ফিনল্যান্ড bo:ཧྥིན་ལན། bpy:ফিনল্যান্ড br:Finland bs:Finska ca:Finlàndia ce:Финлянди ceb:Finlandia co:Finlandia crh:Finlandiya cs:Finsko csb:Fińskô cu:Соумь cv:Финлянди cy:Y Ffindir da:Finland de:Finnland diq:Finlanda dsb:Finska dv:ފިންލޭންޑު dz:ཕིན་ལེནཌ་ ee:Finland el:Φινλανδία en:Finland eo:Finnlando es:Finlandia et:Soome eu:Finlandia fa:فنلاند fi:Suomi fiu-vro:Soomõ fo:Finnland fr:Finlande frp:Finlande fur:Finlande fy:Finlân ga:An Fhionlainn gan:芬蘭 gd:Suòmaidh gl:Finlandia - Suomi gn:Hĩlandia got:𐍆𐌹𐌽𐌽𐌰𐌻𐌰𐌽𐌳 gu:ફીનલેંડ gv:Finnlynn hak:Fûn-làn haw:Pinilana he:פינלנד hi:फ़िनलैंड hif:Finland hr:Finska hsb:Finska ht:Fenlann hu:Finnország hy:Ֆինլանդիա ia:Finlandia id:Finlandia ie:Finland ilo:Finlandia io:Finlando is:Finnland it:Finlandia ja:フィンランド jbo:gugdrsu,omi jv:Finlandia ka:ფინეთი kk:Финландия kl:Finland kn:ಫಿನ್‍ಲ್ಯಾಂಡ್ ko:핀란드 ks:फिन्लैंड ksh:Finnlandt ku:Fînland kv:Финляндия kw:Pow Finn ky:Финляндия la:Finnia lb:Finnland lg:Finilandi li:Finland lij:Finlandia lmo:Finlandia ln:Finilanda lt:Suomija lv:Somija mdf:Суоми мастор mhr:Суоми Эл mk:Финска ml:ഫിന്‍ലാന്റ് mn:Финланд mr:फिनलंड ms:Finland mt:Finlandja myv:Суоми Мастор na:Finland nah:Fintlālpan nds:Finnland nds-nl:Finlaand ne:फिनल्याण्ड new:फिनल्यान्ड nl:Finland nn:Finland no:Finland nov:Finlande nrm:Fînlande oc:Finlàndia os:Финлянди pam:Finland pih:Finland pl:Finlandia pms:Finlandia pnb:فنلینڈ pnt:Φινλανδία ps:فېنلانډ pt:Finlândia qu:Phinsuyu rm:Finlanda rmy:Finland ro:Finlanda roa-rup:Finlanda ru:Финляндия sa:फिन्लैंड sah:Финляндия sc:Finlandia scn:Finlandia sco:Finland se:Suopma sh:Finska simple:Finland sk:Fínsko sl:Finska sm:Finalagi so:Finland sr:Финска stq:Finlound sv:Finland sw:Ufini szl:Finlandyjo ta:பின்லாந்து te:ఫిన్లెండ్ tet:Finlándia tg:Финланд th:ประเทศฟินแลนด์ tl:Pinlandiya tpi:Pinlan tr:Finlandiya tt:Finlândiä udm:Финляндия ug:فىنلاندىيە uk:Фінляндія ur:فن لینڈ uz:Finlandiya vec:Finlandia vi:Phần Lan vls:Finland vo:Suomiyän wa:Finlande war:Finlandya wo:Finlaand wuu:芬兰 yi:פינלאנד yo:Finlandi zea:Finland zh:芬兰 zh-classical:芬蘭 zh-min-nan:Suomi zh-yue:芬蘭

Advertisement