Kosova Wiki
Advertisement

Evropa

200px|Harta e Botës duke treguar vendndodhjen e Evropës

Sipërfaqja 10,180,000 km²
Popullata 731,000,000
Dendësia 70/km² (181/sq mi)
Shtete ca. 50
Demonimi Evropian
Familiet gjuhësore Indo-Evropiane
Finno-Ugric
Turkike
Baske
Semitike
Kaukazit Veriperëndimorë
Kaukazit Verilindorë
Mongolike
Qytetet më të mëdha Stambolli, Moska, Londra, Parisi, Madridi, Barcelona, Shën Petersburgu, Milani, Berlini, Roma, Athina
Zonat Kohore nga UTC (Islanda) tek UTC+5 (Rusia)

Evropa (ang. Europe, lexo: Jurëp) është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografikEvroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.[1]

Evropa mbulon rreth 10,180,000 kilometra katrorë (3,930,000 sq mi) ose 2% e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7.8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës . Ajo përbëhet nga një numër i madh i shteteve sovrane (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysëm të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731,000,000 ose rreth 11% e Popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7% më 2050, duke numëruar 653 milion banorë.[2] Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se termi kontinent mund t'i referohet si aspektit kulturor dhe politik ashtu edhe aspektit fiziko-gjeografik.

Definicioni

Termi "Evropë" ka përdorime të shumta. Kryesoret janë gjeografike dhe politike.

  • Gjeografikisht, Evropa është siujdhesa më perëndimore e kontinentitEvroazisë; limitet e saj janë të definuara qartë nga deti në Veri, Jug dhe Perëndim. Malet Urale zakonisht merren si kufiri lindor i Evropës, së bashku me Lumin Ural, dhe Detin Kaspik. Mund të konsiderohet që Evropa kufizohet në juglindje nga Malet Kaukaze, Deti i Zi dhe ngushticat ujore që e lidhin atë me Mesdheun.[1]
  • Politikisht, Evropa përbëhet nga vendet e Bashkimit Evropian, por mund të ndodh që formalisht t'i referohet vendeve që janë anëtare të Këshillit të Evropës, i cili ka 47 anëtarë ku përfshihen edhe 27 shtetet e Bashkimit Evropian.[3]
  • Përveç kësaj, njerëzit në Irlandë, Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe në ishujt e Atlantikut Verior dhe Mediteranit, mund ti referohen pjesës kontinentale thjesht si "Evropa" ose si "Kontinenti".[4]

Emri

Mitologjinë antike greeke, Europa ishte një princeshë Fonenika në të cilën Zeusi e rrëmbue pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin. Për Homerin, Europa (Greqisht: Εὐρώπη ose Eurṓpē) ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një dezignacion gjeografik. Më vonë Europa u përdor për Greqinë kontinentale, dhe 500 Par.e.s. ky term përdorej edhe për pjesët më në veri.

Etimologjikisht, teoria dominuese sugjeron se termi Europë rrjedh nga rrënjët greke dhe do të thotë: eur- gjërë dhe op- syri, pra Eurṓpē do të thotë "pamje e gjërë" (krahasoni me glaukōpis (pamje e hirtë) Athina dhe boōpis (pamje demi) Hera). Gjërë ka qenë një epitet për vetë TokënFenë Proto-Indo-Evropiane. Një minoritet, sidoqoftë, sugjeron se në fakt fjala "Evropë" bazohet në një fjalë Semitike si p.sh. fjala Akade erebu që do të thotë "të biesh poshtë",[5] ose fjala Fonenikane ereb që do të thotë "mbrëmje; perëndim" dhe Arabe Magreb, Hebreje ma'ariv.

Ne Historine e Lindjes se Afert ajo Quhej edhe ( EREB-Shq.-Perendim )

Historia

Template:Artikulli kryesor

Parahistoria

thumb|180px|right|Stonehenge Homo georgicus, i cili jetoi rreth 1.8 milion vjet më parë në Gjeorgji, është hominidi i parë i zbuluar në Evropë.[6] Mbetje të tjera hominide, që datojnë rreth 1 milion vjet, janë zbuluar në Atapuerka, Spanjë.[7] Njeriu Neanderthal (i cili e ka marrë emrin nga Neander ValleyGjermani) së pari migroi në Evropë 150,000 vjet më parë dhe u zhduk nga fosilet rreth 30,000 vjet më parë. Neanderthalët ishin zëvendësuar nga njerëzit modern (Cro-Magnons), të cilët u paraqitën rreth 40,000 vjet më parë.[8] Më vonë gjatë kësaj ere, një periudhë e konstruktimeve megalith zuri vend, ku u ndërtuan shumë monumente megalithe si Stonehenge në të gjithë Evropën.[9]

Antikiteti Klasik

Greqia Antike kishte impakt të thellë në civilizimin perëndomor. Kulturat demokratike dhe individualizte Perëndimore janë shpesh të lidhura me Greqinë Antike.[10] Grekët zbuluan "polisin", ose shtet-qytetin, që luajti një rol fundamental në konceptin e identitetit të tyre.[11] Këto ideale politike greke ishin ri-zbuluar në shek. XVIII nga filozofët dhe idealistët Evropianë. Greqia gjithashtu dha kontribute të mëdha kulturore: në filozofi, humanizëm dhe racionalizëm nga Aristoteli, Sokrati, dhe Plato; në histori me Herodotusin dhe Thucydidesin; në letërsinë dramatike dhe narrative me poezitë e Homerit;[10] dhe në shkencë me Pythagorasin, Euklidin, dhe Archimedesin.[12][13][14]

[[Skeda:Roman Empire map.svg|thumb|right|Perandoria Romake në shtrirjen e saj më të madhe]] Një ndikim tjetër i madh në Evropë erdhi nga Perandoria Romake që la gjurmët e saj në ligj, gjuhë, ingjinieri, arkitekturë, dhe qeveri.[15] Gjatë pax romanës, Perandoria Romake u zgjerua dhe përfshiu, përveç Mediteranit, edhe një pjesë tjetër të Evropës.[16] Stoicizmi ndikoi perandorët si Hadriani, Antoninus Pius, dhe Marcus Aureliusin , të cilët kishin shpenzuar shumë kohë në kufijtë veriorë të Perandorisë duke luftuar me Gjermanikët, Piktët dhe Skocezët.[17][18] Krishterimi u legjitimizua eventualisht nga Konstandini I pas tre shekujsh persekutimi imperial.


Kohët e Errëta

thumb|right|Një pikturë romake

Gjatë rrëzimit të perandorisë Romake, Evropa hyri në një periudhë të gjatë të ndryshimeve që historianët e quajnë "Koha e Migrimeve". Gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër pushtimesh dhe migrimesh mes Ostrogothëve, Visigothëve, Gothëve, Vandalëve, Hunëve, Frankëve, Anglëve, Saksonëve, dhe, edhe më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Mendimtarët e Rilindjes si Petrarku iu referuan kësaj periudhe si "Kohët e Errëta".[19] Komunitetet e izoluara monastike ishin vendet e vetme për të ruajtur dhe përpiluar dituri të fituar më parë; përveç kësaj, shumë pak shkrime kanë mbijetuar ndërsa shumë literaturë, filozofi, matematikë, dhe mendimtari të tjera nga periudha klasike u zhdukën nga Evropa.[20]

Gjatë kohëve të errëta, Perandoria Perëndimore Romake ra nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. Klanet Kelte themeluan mbretëritë e tyre në Gaul, paraprirësit e mbretërive Franke që eventualisht themeluan Francën.[21] Klanet Gjermanike dhe Sllave themeluan domenet e tyre respektivisht në Evropë e Mesme dhe Lindore.[22] Eventualisht Klanet Franke u bashkuan nën Klovis I.[23] Charlemagne, një mbret Frank i dinastisë Karolingiane që kishte pushtuar shumicën e Evropës Perëndimore, u emërua "Perandor i Shenjtë Romak" nga Papa më 800. Kjo çoi tek themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake, e cila eventualisht u koncentrua në principet Gjermane të Evropës Qendrore.[24]

Perandoria Lindore Romake u bë e njohur në perëndim si Perandorian Bizantine. E bazuar në Konstandinopojë, ata e shihnin vehten si trashëgues natyral të Perandorisë Romake.[25] Perandori Justinian I udhëhoqi gjatë "Kohës së parë të artë të Konstandinopojës": ai themeloi një kod ligjor.

Mesjeta

[[Skeda:Richard3.jpg|thumbnail|left| Richard I dhe Philip II, gjatë Krusadës së tretë]] Mesjeta ishte e dominuar nga dy "ekelonë" të strukturës sociale: fisnikëria dhe kleri. Feudalizmi u zhvillua në FrancëMesjetën e hershme dhe u përhap në të gjithë Evropën.[26] Përleshja mes fisnikërisë dhe monarkisë në Angli çoi tek shkrimi i Magna Carta dhe themelimi i një parlamenti.[27] Burimi primar i kulturës në këtë periudhë erdhi nga Kisha Katolike Romake. Nëpërmes manastireve dhe shkollave katedrale, Kisha ishte përgjegjëse për edukimin në pjesën më të madhe të Evropës.[26]

Papa arriti kulmin e fuqië së tij gjatë Mesjetës së vonshme. Shizmi Lindje-Perëndim më 1054 ndau ish-Perandorinë Romake nga ana fetare, ndërsa Kisha Lindore OrtodoksePerandorinë Bizantine dhe Kisha Katolike Romake në Perandorinë Perëndimore Romake. Më 1095 Papa Urbani II bëri thirrje për krusadë ndaj Myslimanëve që po okuponin Jerusalemin dhe Tokën e Shenjtë.[28] Në Evropë, Kisha organizoi Inkuizicion ndaj heretikëve. Në Spanjë, Reconquista conkludoi me rrënien e Granadës më 1492, duke i dhënë fund mbi shtatë shekujsh sundimi Mysliman në Gadishullin Iberik.[29]

Gjatë shekujve XI dhe XII, ndërhyrje konstante nga klanet nomade Turkike, si Kipchakët dhe Pechenegët, shkaktuan një migrim masiv të Popullit Sllavik në regjionet më të sigurta dhe pyjore në veri.[30] Ashtu si shumë pjesë tjera të Evroazisë, këto territore ishin pushtuar nga Mongolët.[31] Pushtuesit, më vonë të njohur si Tartarët, formuan shtetin Hordaa Artë, që sundoi zgjerimet jugore dhe qendrore të Rusisë për më shumë se tre shekuj.[32]

Evropa u devastua nga Vdekja e zezë, një nga pandemikët më të rrezikshëm në historinë e njerëzimit që vrau rreth 50 milion njerëz vetëm në Evropë - në atë kohë një e treta e popullsisë së saj.[33] Kjo kishte një efekt shkatërrues në strukturën sociale Evropiane; ajo nxiti njerëzit të jetonin për momentin siç ilustrohet nga Giovanni BoccaccioDecameronin (1353). Ajo ishte një goditje e rëndë ndaj Kishës Katolike Romake dhe shpuri tek një rritje e persekutimit të hebrejëve, të të huajve dhe Lypsëve.[34]

Modernizmi i hershëm

[[Skeda:Raffael 058.jpg|thumb|250px|Shkolla e Athinës nga Raphaeli]]

Reneseanca ose Rilindja ishte një periudhë e ndryshimeve kulturore me origjinë në Itali në shekullin XIV. Ngritje e një humznizmi të ri u shoqërua me ringjalljen e diturisë clasike dhe arabe nga libraritë monastike dhe bota Islame.[35][36][37] Reneseanca u përhap në Evropë mes shekujve XIV dhe XVII: në këtë kohë lulëzoi arti, filozofia, muzika, dhe shkencat, nën patronazhin e bashkuar mbretëror dhe të fisnikërisë, Kisha Katolike Romake.[38][39][40]

Intriga politike brenda Kishës në shekullin XIV shkaktoi Shismin e madh. Gjatë kësaj periudhe 40-vjeçare, dy papa, një në Avignon dhe një në Romë—pretenduan sundimëri mbi Kishën. Megjithëse Shismi eventualisht u ndal më 1417, autoriteti shpirtëror i papës kishte pësuar shumë.[41] Pushteti i Kishës u dobësua edhe më tej nga Reformat Protestante nga Martin Luther, një rezultat i mungesës së reformave brenda Kishës. Reformat gjithashtu lënduan fuqinë e Perandorisë së Shenjtë Romake, ndërsa princët Gjermanë u ndanë mes besimeve Protestante dhe Katolike.[42] Kjo eventualisht çoi tek Lufta tridhjetë vjeçare (1618-1648), që e rrëzoi Perandorinë e Shenjtë Romake dhe shkatërroi pjesën më të madhe të Gjermanisë. Pas Paqes së Westphalias, Franca u bë predominuese në Evropë.[43]

[[Skeda:Vienna Battle 1683.jpg|thumb|left|Beteja e Vienës më 12 Shtator, 1683, theu hyrjen e Perandorisë Osmane në Evropë.[44]]]

Reneseanca dhe Monarkët e ri shënuan fillimin e Kohës së zbulimeve, një periudhë eksplorimi, zbulimi, dhe zhvillimi shkencor. Në shekullin XV, Portugalia dhe Spanja, dy nga fuqitë më të mëdha detare të kohës, morën rolin kryesor në eksplorimin e botës.[45][46] Kristofer Kolombo e arriti Botën e re1492, pak pasi që Spanjollët dhe Portugezët filluan të themelonin perandori koloniale në Amerikat.[47] Franca, Holanda dha Anglia shpejt ndoqën në krijimin e perandorive të mëdha koloniale me zotërime të mëdha në Afrikë, Amerika dhe Azi.

Shekujt XVIII dhe XIX

Koha e Ndriçimit ishte një lëvizje e fuqishme intelektuale në shekullin XVIII në të cilin mendimet shkencore të bazuara në fakte dhe arsye dominuan.[48][49][50] Pakënaqësia me monopolin e klerit dhe aristokracisë mbi forcën politike në Francë rezultoi në Revolucionin Francez që çoi tek Republikën e Parë: fisnikëria dhe monarkia u rrëzuan gjatë regjimin e terrorit.[51] Napoleon Bonaparte u forcua pas Revolucionit Francez dhe themeloi Perandorinë e parë Franceze që, gjatë Luftërave Napoleonike, u rrit për të përfshirë pjesë të mëdha të Evropës para rrëzimit më 1815Betejën e Waterloosë.[52][53] [[Skeda:Carte Europe 1843.jpg|thumbnail|right|Harta e Evropa më 1843 duke treguar shtetet e themeluara në Kongresin e Vjenës]]

Sundimi i Napoleonit rezultoi në përhapjen e idealeve të Revolucionit Francez, përfshirë idealin "komb-shtet", si dhe adoptimin e modelit Francez të administrimit, ligji dhe edukimi.[54][55][56] The Kongresi i Vjenës u mblodh pas rënies së Napoleonit. Kongresi themeloi një barazpeshë të re të fuqisë në Evropë të përqendruar në "pesë fuqitë e mëdha": Britania e Madhe, Franca, Prusia, Habsburg Austria dhe Rusia.[57] Kjo barazpeshë do të mbetej në fuqi deri në Revolucionet më 1848, gjatë të cilave kryengritjet liberale e ndikuan të gjithë Evropën përveç Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Revolucionet eventualisht u ndaluan nga elemente më konservative dhe pak reforma rezultuan.[58]1867 Perandoria Austro-Hungareze u formua; dhe më 1871 u bashkuan si Italia ashtu edhe Gjermania si shtete-komb nga principata më të vogla.[59]

Revolucioni Industrial filloi në Britani të Madhe në pjesën e fundit të shekulli të 18-të (XVIII) dhe u përhap në gjithë Evropën. Zbulimi dhe implementimi i teknologjisë së re rezultoi me rritje të madhe urbane, punësim masiv dhe ngritjen e një klase të re puntorësh.[60] Reformat në sferat sociale dhe ekonomike pasuan, përfshirë ligjet e parapunën e fëmijëve, legalizimin e Unioneve tregtare[61] dhe ndalimin e skllavërisë. Në Britani, Akti i Shëndetësisë Publike 1875 u miratua, i cili përmirësoi kushtet e jetesës në shumë qytete Britanike.[62]

Gjeografia

Template:Artikulli kryesor thumb|left|Fotografi Satelitore e Maleve Kaukaze, Detit të zi (l.) dhe Detit Kaspik (r.)

Në aspektin fiziko-gjeografik, Evropa është pjesë veriperëndimore e regjionit më të madh të njohur si Evroazia, ose Afro-Evroazia: Azia shtrihet në pjesën lindore të këtij regjioni. Kufiri lindor i Evropës shpesh përcaktohet nga Malet UraleRusi. Gjeografi i shekullit të parë AD Strabo, mori Lumin Tanais si kufi,[63] siç bëne edhe burimet e hershme Judaike. Kufiri Juglindor me Azinë nuk ka përcaktim të zakonshëm. Shumica përdorin Lumin Ural ose, Lumi Emba shërben si kufi i mundshëm. Ky kufi vazhdon në Detin Kaspik, kreshtën e Maleve kaukaze ose, si alternativë, Lumi KuraKaukaz, dhe vazhdon në Detin e zi; Bosforin, Deti Marmara, dhe Dardanelet përmbyllin kufirin me Azinë. Deti Mesdhe në jug e ndan Evropën nga Afrika. Kufiri perëndimor është Oqeani Atlantik; Islanda, megjithëse është më afër Grenlandës se Evropës (Amerikë Veriore), normalisht përfshihet në Evropë. Ka debat të vazhdueshëm se ku ndodhet qendra gjeografike e Evropës.

Për shkak të dallimeve social-politike dhe kulturore, ka përshkrime të ndryshme për kufijtë e Evropës; në disa burime, disa territore nuk përfshihen në Evropë, derisa në burime tjera përfshihen. Për shembull, gjeografët nga Shtetet Post-Sovjetike dhe Rusia përfshijnë Uralet në Evropë kurse Kaukazin e përfshijnë në Azi. Ngjajshmërisht, shumë gjeografë konsiderojnë kufijtë jugor të Azerbaixhanit dhe Armenisë me Iranin dhe kufijtë jugor dhe lindor të Turqisë me Sirinë, Irakun dhe Iranin si kufiri mes Azisë dhe Evropës për arsye kulturore dhe politike. Në këtë mënyrë, megjithëse janë më afër Afrikës dhe Azisë, ishujt Mesdhetar të Qipros dhe Maltës gjeneralisht konsiderohen pjesë e Evropës.

Për kah përthyshmëria e vijës bregdetare Evropa zë vendine parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 48 000 km ( sa gjatësia e ekuatorit). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjerai lartë dhe i rrëpinjtë.

Gadishujt e Evropës: Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Apenin, Gadishulli Pirinej (Iberik), Gadishulli Skandinav etj.

Ishujt më të mëdhenj: Britania e Madhe, Islanda, Irlanda, Sicilia, Sardenja, Korzika, Qipro, Kreta etj.

Relievi

Template:Artikulli kryesor thumb|right|Hartë e Relievit të Evropës Relievi në Evropë ka dallime të mëdha brendave zonave mjaft të vogla. Regjionet jugore, sidoqoftë, janë më shumë malore, derisa duke shkuar në veri terreni ulet nga Alpet, Pirinejet dhe Malet Karpate, mes rrafshnaltave, në fushat e gjëra të veriut, që janë më shumë në lindje. Kjo fushë e madhe njihet si Ultësira e Madhe Evropiane, dhe në zemër të saj ndodhet Ultësira Veriore Gjermane. Një hark rrafshnaltash gjithashtu ekziston përgjatë bregdetit veriperëndimor, që fillon në pjesët perëndimore të ishujve të Britanisë dhe Irlandës, dhe pastaj vazhdon përgjatë maleve, fjord-cut, spira e Norvegjisë.

Ky përshkrim është i thjeshtësuar. Subrejgionet si Gadishulli Iberik dhe Gadishulli Italian përmbajnë veçoritë e tyre komplekse, si edhe vet Evropa kontinentale, ku relievi përmban shumë male, lumenjë dhe fusha që komplikojnë trendin gjeneral. Subregjionet si Islanda, Britania dhe Irlanda janë raste të veçanta. E para është tokë në vetëvete në oqeanet veriore por prap konsiderohet pjesë e Evropës, derisa dy të tjerat janë rrafshnalta që dikur ishin të bashkuara me pjesën kontinentale deri kur ngitaj e nivelit të detit i ndau.

Klima

Template:Artikulli kryesor [[Skeda:Vegetation Europe.png|thumb|180px|Biomet e Evropës ]] [[Skeda:Gulf Stream water temperature.jpg|thumb|right|Rryma e Golfit është portokalli dhe verdhë në këtë figurë termale të Atlantikut]]

Evropa shtrihet kryesisht në zonat klimatike mesatare.

Klima eshte : Kontinentale , Mesdhetare(rreth Detit Mesdhe) Oqeanike(Rrethohet me Oqean), Malore(Pasi Ka Male), Polare ne Veri. Klima është e butë në krahasim me zonat tjera me gjatësi gjeografike të ngjajshme në botë për shkak të Rrymës së Golfit.[64] Rryma e Golfit njihet me emrin përkëdhelës "Nxemja Qendrore e Evropës", sepse e bën klimën e Evropës më të ngrohtë se që do të ishte pa të. Rryma e Golfit j vetëm që dërgon ujë të ngrohtë në bregdetet Evropiane por gjithashtu i zbut erërat që vijë nga Oqeani Atlantik.

Kështu që temperaturat mesatere gjatë vitit në Napoli janë 16 °C (60.8 °F), derisa janë vetëm 12 °C (53.6 °F) në New York City që është pothuajse në të njëjtën gjatësi gjeografike. Berlini, Gjermani; Calgary, Kanada; dhe Irkutsk, në pjesën aziateike të Risisë, shtrihen në gjatësinë e njëjtë; Temperaturat në Janar në Berlin arrijë një mesatare prej 8 °C (15 °F) që është më shumë se ato në Calgary, të cilat janë për 22 °C (40 °F) më të larta qe ato në Irkutsk.[64]

Hidrografia

Template:Artikulli kryesor

Evropa në krahasim me kontinetet tjera ka lumenj të vegjël dhe të shkurtër. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të ketë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i dendur i lumenjëve është në Evropën Veri-perëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe me pellgje më të mëdha janë në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.

Të gjithë lumenjtë e Evropës u takojnë pesë ujëmbledhësëve : Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeanit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.

Kontinenti i Evropës është i pasur me liqene. Pjesa më e pasur me liqene është ajo e Evropës Veriore. Liqene më së shumti ka në Evropën veriore-Finlanda vend i liqeneve, në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me veprimin e akullnajave, me lëvizje tektonike dhe me procese karstike. Disa liqene janë poligjnetië, të tjerët lumorë, pastaj mbeturinash detesh të dikurshme etj.

Liqenet më të mëdhenjë dhe më të njohur të Evropës janë: Liqeni Kaspik, Lagoda, Onjega, Venern, Liqeni i Zhenevës, Liqeni Bodense, Liqeni i Zyrihut, liqeni Garda, liqeni Komo, Lago Di Magjore, liqeni Him, liqeni Ballaton, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës etj.

Tokat, bota bimore dhe shtazore

Template:Artikulli kryesor

Bimësia e Evropës është ngusht e lidhur me klimën, relievin dhe tokat.

  • Zona e bimësisë së tundrave përfshinë zonat polare dhe shtrihet në viset veriore të Finlandës dhe Rusisë. Kjo zonë përfshinë rreth 350 km2. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa materje ushqyese. Prej bimëve rriten myshqet, likenet dhe drunj të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës. Gjat verës së shkurtër – tre muaj, kur temperastuira arrinë 10 gradë C ato zhvillohen, lulojnë dhe japin fryte, kurse shpezët dhe kafshët e zonës pyjore vendosen këtu, për të gjetur ushqim.
  • Në jug të tundrës shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79°. Shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79 shkallë. Mbizotrojnë tokat e murme, me pak minerale, diqka më shumë humus. Zona shtrihet në rreth 2 milion km2 dhe rreth 2/3 e saj janë të mbuluara me pyje gjethëmbajtëse – pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë , lemingun, derrin e egër, ujkun, ariun e murëm, dhelpëren, sqarthin etj.
  • Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë përzihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjethërënës, përvëç pisha e breut, ahu, bungu frashëri , bliri ëtj. Kjo zonë shtrihet në: Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Suedinë Jugore, Poloni, Rusi Qendrore, Alpe, Karpate etj. Kjo zonë shtrihet në gjerësitë gjeografike 45-55°. . në këtë zonë pyjet janë prerë shumë dhe ato zën tash sipërfaqe të vogël mes 5 dhe 10%. Ndër tipat e tokave hasen tokat e murme me 5-6% humus. Prej kafshëve rriten ariu i murëmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë.
  • Zona stepopyjore dhe stepore ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në UltësirënePanonisë, të Vllahisë e deri në Rrafshin e Kosovës. Dominojnë formacionit e barit të ulët, ndësa prej tokash ka më shumë çernozjomi, smonica, toka kafe etj. Të cilat janë të thella, kanë më shumë hums dhe janë të përshtatshme për drithëra e bimë industriale.
  • Zona mesdhetare dallon dukshëm nga zonat tjera nga se këtu dominon klima mesdhetare me verëra të nxehta e pa reshje dhe dimratë butë dhe me reshje. Këtu gjenden formacionet bimore me gjelbrim të përhershëm, gjethe të trasha në formë kaqubash, i quajtur formacioni iI makjeve. Pyjet e dikurshme janë prerë, tash kan mbeturbimë kaçuba me pak pyje. Në përbërjen e tokave më shmë janë të paranishme tokat ngjyrë kafe, të murme, të kuqe dhe toka aluviale përgjat luginave të lumenjëve. Prej faunës ka hardhuca, gjarpërinj, bredhka, skofterë, flaminga etj. Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së Mesme dhe Perëndimore.

Politika Gjeografike

[[Skeda:Map of Europe (political).png|thumb|right|250px| Evropa sipa një teorie të paranuar gjerësisht: Evropa gjeografike në të gjelbërt, dhe Evropa kulturore në të kaltër të mbyllur (pjesët aziatike të vendeve Evropiane në të kaltër të hapët).]] [[Skeda:Europe countries map en.png|thumb|right|250px|Harta politike moderne]] right|thumb|250px|Grupet regjionale sipas The World Factbook right|thumb|250px|Grupimet regjionale sipas OKB-së right|thumb|250px|Bashkimi Evropian

Sipas definimeve të ndryshme, këto territore mund të jenë subjekt i kategorizimeve të ndryshme. Tabela më poshtë tregon skemën e përdorur nga Kombet e Bashkuara,[65] përballë grupimeve regjionale të publikuara nga CIA factbook.

27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë të integruar politikisht dhe ekonomikisht, vet Bashkimi Evropian formon një pjesë të gjeografisë politike të Evropës.

Demografia

Template:Artikulli kryesor

Kontinenti i Evropës ka qenë i banuar qyshë në kohën e paleolitit dhe neolitit pra para 20 000 e 10 000 vjetësh.Viset e banuara shtriheshin pothuajse në tërë teritorin e Evropës, por viset më të dendura ishin ato të mesdheut dhe ludinat e lumenjëve, arty ku tokat ishin më të përshtatshme për t’u punuar. Në kohën e Bronzit u shënuan dyndje të popullsisë në gadishujt e evropës jugore: iberët në gadishullin Iberik, ligurët në gjirine Ligurisë ( Itali), etrurët të ardhur prej viseve të Egjeut, Ilirët në gadishullin Ilirik ( Ballkanik) etj.

Ndryshime më të mëdha ndodhën me rastin e lëvizjes së popujve indoevropian nga Azia, e edhe nga Afrika veriore. Në këtë kohë në Evropë vendosen keltët, italët, grekët, ilirët thrakët, gjermanët. Djep i kulturës së vjetër në Evropë ishte Mesdheu. Fenikasit dhe kretasët e bartën kulturën e Lindjes, ndërsa grekët e zhvilluan dhe e përhapën më tutje kah Perëndimi e pas tyre Romakët i dhanë dimensione edhe më të mëdha.

Ekonomia

Template:Artikulli kryesor Evropa duke patur industri të zhvilluar arriti të zhvilloj edhe bujqësinë. Bujqësia e Evropës është e llojllojshme, ngase këtë e bëjnë të mundshme edhe kushtet natyrore dhe niveli i zhvillimit. Bujqësia e Evropëë dallohet me shkallë të lartë të mekanizimit, kimizmit, numër të madh ekspertësh bujqësorë, me popullsi të arsimuar bujqësore, me rendimente të larta në bujqësi dhe në blegtori. Dikurë Evropa importonte shumë prodhime bujqësore, ndërsa tash vendet e zhvilluara të Evropës janë eksportuas të shumë prodhimeve bujqësore, sidomos blegtorale.

Gjeologjia

Artikulli kryesorë : Gjeologjia e Evropës

Historia Gjeologjike

Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare. Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.

Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale: Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.

Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen e tyre. Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.[66]

Evro-Azia

Ajo pjesë e Evropës dhe Azisë që për nga kultura dhe historia e tyre janë të ndërlidhura ngushtë midis tyre.

Shtetet, territori i të cilave janë të shpërndara në dy kontinente janë:

  • Rusia: 25% e territorit të Rusisë është në Evropë.
  • Turqia: 3% e territorit të Turqisë është në Evropë.

Qytete

Artikulli kryesor: Lista e qyteteve të Evropës

Qytete Evropiane kanë disa karakteristika të përbashkëta. Kështu p.sh për dallim nga qytete e kontinenteve tjera qytete metropole Evropiane nuk janë të orientuara në ndërtesa të larta. Ato më tepër shtrihen duke zënë sipërfaqe të mëdha dhe dke futur në gjirin e tyre edhe qytete që gjenden për rreth tyre. Për këtë shkakë edhe madhësia e qyteteve ndryshonë dukshëm nga rrethi i qytetit. Si do që të jetë si qytete më të mëdha të Evropës llogaritet të jenë Moska, Stambolli dhe Londra.

Burim i të dhënave

  1. 1.0 1.1 Microsoft Encarta Online Encyclopedia 2007. ""Europe"". http://encarta.msn.com/encyclopedia_761570768/Europe.html. Retrieved 2007-12-27.  Cite error: Invalid <ref> tag; name "Encarta" defined multiple times with different content
  2. UNDP 2006
  3. "About the Council of Europe". Council of Europe. Archived from the original on 2003-11-24. http://web.archive.org/20031124043105/www.coe.int/T/e/Com/about_coe/. Retrieved 2008-06-09. 
  4. "Europe - Noun". Princeton University. http://wordnet.princeton.edu/perl/webwn?s=europe. Retrieved 2008-06-09. 
  5. "Etymonline: European". http://www.etymonline.com/index.php?term=European. Retrieved 2006-09-10. 
  6. A. Vekua, D. Lordkipanidze, G. P. Rightmire, J. Agusti, R. Ferring, G. Maisuradze, et al. (2002). "A new skull of early Homo from Dmanisi, Georgia". Science 297: 85–9. doi:10.1126/science.1072953. PMID 12098694. 
  7. The million year old tooth from Atapuerca , Spain, found in June 2007
  8. National Geographic, 21.
  9. Atkinson, R J C, Stonehenge (Penguin Books, 1956)
  10. 10.0 10.1 National Geographic, 76.
  11. National Geographic, 82.
  12. Heath, Thomas Little (1981), A History of Greek Mathematics, Volume I, Dover publications, ISBN 0486240738
  13. Heath, Thomas Little (1981), A History of Greek Mathematics, Volume II, Dover publications, ISBN 0486240746
  14. Pedersen, Olaf. Early Physics and Astronomy: A Historical Introduction. 2nd edition. Cambridge: Cambridge University Press, 1993.
  15. National Geographic, 76-77.
  16. McEvedy, Colin (1961), The Penguin Atlas of Medieval History, Penguin Books 
  17. National Geographic, 123.
  18. Foster, Sally M., Picts, Gaels, and Scots: Early Historic Scotland. Batsford, London, 2004. ISBN 0-7134-8874-3
  19. , Journal of the History of Ideas, Vol. 4, No. 1. (Jan., 1943), pp. 69-74.
  20. Norman F. Cantor, The Medieval World 300 to 1300.
  21. National Geographic, 140
  22. National Geographic, 143-145.
  23. National Geographic, 162.
  24. National Geographic, 166.
  25. National Geographic, 210.
  26. 26.0 26.1 National Geographic, 158.
  27. National Geographic, 186.
  28. National Geographic, 192.
  29. National Geographic, 199.
  30. Klyuchevsky, Vasily. The course of the Russian history. v.1. ISBN 5-244-00072-1. http://www.kulichki.com/inkwell/text/special/history/kluch/kluch16.htm. 
  31. "The Destruction of Kiev". University of Toronto. https://tspace.library.utoronto.ca/citd/RussianHeritage/4.PEAS/4.L/12.III.5.html. Retrieved 2008-06-10. 
  32. "Khanate of the Golden Horde (Kipchak)". Alamo Community Colleges. http://www.accd.edu/sac/history/keller/Mongols/states3.html. Retrieved 2008-06-10. 
  33. "Black Death and hard facts". http://www.dnms.no/index.php?kat_id=16&art_id=87. 
  34. National Geographic, 223.
  35. National Geographic, 159.
  36. Weiss, Roberto (1969) The Renaissance Discovery of Classical Antiquity, ISBN 1-59740-150-1
  37. Jacob Burckhardt (1990) [1878]. The Civilization of the Renaissance in Italy (translation by S.G.C Middlemore ed.). http://www.boisestate.edu/courses/hy309/docs/burckhardt/burckhardt.html. 
  38. National Geographic, 254.
  39. Jensen, De Lamar (1992), Renaissance Europe, ISBN 0-395-88947-2
  40. Levey, Michael (1967), Early Renaissance, Penguin Books 
  41. National Geographic, 193.
  42. National Geographic, 256-257.
  43. National Geographic, 269.
  44. Habsburg-Ottoman War, 1683-1699
  45. John Morris Roberts (1997), Penguin History of Europe, Penguin Books, ISBN 0-14-026561-9 
  46. National Geographic, 296.
  47. National Geographic, 338.
  48. Goldie, Mark; Wokler, Robert (2006), The Cambridge History of Eighteenth-Century Political Thought, Cambridge University Press, ISBN 0-521-37422-7 
  49. Cassirer, Ernst (1979), The Philosophy of the Enlightenment, Princeton University Press, ISBN 0-691-01963-0 
  50. National Geographic, 255.
  51. Schama, Simon (1989), Citizens: a chronicle of the French revolution, Knopf, ISBN 0-394-55948-7 
  52. National Geographic, 360.
  53. McEvedy, Colin (1972), The Penguin Atlas of Modern History, Penguin Books, ISBN 0-14-051153-9 
  54. Lyons, Martyn (1994), St. Martin's Press 
  55. Grab, Alexander (2003), Napoleon and the Transformation of Europe (European History in Perspective), Palgrave MacMillan, ISBN 0-33-68275-0 
  56. National Geographic, 350.
  57. National Geographic, 367.
  58. National Geographic, 371-373.
  59. Davies, Norman (1996), Europe: A History, Oxford University Press, ISBN 0-19-820171-0 
  60. Trevelyan, George Macaulay (1988), A shortened history of Engand, Penguin Books, ISBN 0-14-010241-8 
  61. Beatrice, Webb (1976), History of Trade Unionism, AMS Press, ISBN 0-404-06885-5 
  62. Trevelyan, George Macaulay (1942), English Social History, Longmans, Green 
  63. Strabo Geography 11.1
  64. 64.0 64.1 "European Climate". World Book. World Book, Inc. 
  65. United Nations Statistics Division - Countries of Europe
  66. Revista Rruzull.netinternet

Shiko edhe

Stampa naviguese

Emri i regjionit dhe
territori, me flamur
Sipërfaqja
(km²)
Popullsia
(1 July 2002 est.)
Dendësia
(per km²)
Kryeqyteti
Åland (Finlandë) 1,552 26,008 16.8 Mariehamn
20px Andorra 468 68,403 146.2 Andorra la Vella
20px Austria 83,858 8,169,929 97.4 Vjena
20px Armenia 29,800 3,229,900 101 Yerevan
20px Azerbaixhani 86,600 8,621,000 97 Baku
20px Bellorusia 207,600 10,335,382 49.8 Minsk
20px Belgjika 30,510 10,274,595 336.8 Bruksel
20px Bosnja dhe Hercegovina 51,129 4,448,500 77.5 Sarajeva
20px Britania e Madhe 244,820 61,100,835 244.2 Londra
20px Bullgaria 110,910 7,621,337 68.7 Sofja
20px Kroacia 56,542 4,437,460 77.7 Zagrebi
20px Qipro 9,251 788,457 85 Nikozia
20px Republika Çeke 78,866 10,256,760 130.1 Praga
20px Danimarka 43,094 5,368,854 124.6 Kopenhaga
20px Estonia 45,226 1,415,681 31.3 Talini
20px Ishujt Faroe (Danimarkë) 1,399 46,011 32.9 Tórshavn
20px Finlanda 336,593 5,157,537 15.3 Helsinki
20px Franca 547,030 59,765,983 109.3 Parisi
20px Gjeorgjia 69,700 4,661,473 64 Tbilisi
20px Gjermania 357,021 83,251,851 233.2 Berlini
20px Gjibraltari (BM) 5.9 27,714 4,697.3 Gibraltar
20px Greqia 131,940 10,645,343 80.7 Athina
20px Guernsey 78 64,587 828.0 St. Peter Port
20px Holanda 41,526 16,318,199 393.0 Amsterdam
20px Hungaria 93,030 10,075,034 108.3 Budapesti
20px Islanda 103,000 307,261 2.7 Rejkjavik
20px Irlanda 70,280 4,234,925 60.3 Dablin
20px Ishulli i Njeriut 572 73,873 129.1 Douglas
20px Italia 301,230 58,751,711 191.6 Roma
20px Jersey 116 89,775 773.9 Saint Helier
20px Kazakhstan 2,724,900 15,217,711 5.6 Astana
20px Kosova 10,887 2,126,708 220 Prishtina
20px Letonia 64,589 2,366,515 36.6 Riga
20px Lihtenshtajni 160 32,842 205.3 Vaduz
20px Lituania 65,200 3,601,138 55.2 Vilnius
20px Luksemburgu 2,586 448,569 173.5 Luxembourg
20px Mali i zi 13,812 616,258 44.6 Podgorica
20px Maqedonia 25,333 2,054,800 81.1 Shkupi
20px Malta 316 397,499 1,257.9 Valleta
20px Moldova 33,843 4,434,547 131.0 Kisinau
20px Monako 1.95 31,987 16,403.6 Monako
20px Norvegjia 324,220 4,525,116 14.0 Oslo
20px Polonia 312,685 38,625,478 123.5 Varshava
20px Portugalia 91,568 10,409,995 110.1 Lisbona
20px Rumania 238,391 21,698,181 91.0 Bukureshti
20px Russia 17,075,400 142,200,000 26.8 Moska
20px San Marino 61 27,730 454.6 San Marino
20px Serbia 77,474 7,537,034 109.4 Beogradi
20px Sllovakia 48,845 5,422,366 111.0 Bratislava
20px Sllovenia 20,273 1,932,917 95.3 Lublana
20px Spanja 504,851 45,061,274 89.3 Madrid
20px Svalbard dhe Jan
Mayen
(Norvegji)
62,049 2,868 0.046 Longyearbyen
20px Suedia 449,964 9,090,113 19.7 Stokholmi
20px Shqipëria 28,748 3,600,523 125.2 Tirana
20px Turqia 783,562 70,586,256 93 Ankara
20px Ukraina 603,700 48,396,470 80.2 Kiev
20px Vatikani 0.44 900 2,045.5 Vatikan
20px Zvicra 41,290 7,507,000 176.8 Berna
Total 10,180,000 731,000,000 70

Template:Evropa-regjione

Evropa Evropa

ab:Европа ace:Èropah af:Europa als:Europa am:አውሮፓ an:Europa ang:Europe ar:أوروبا arc:ܐܘܪܘܦܐ (ܝܒܫܬܐ) arz:اوروبا as:ইউৰূপ্ ast:Europa ay:Iwrupa az:Avropa ba:Европа bar:Eiropa bat-smg:Euruopa bcl:Europa be:Еўропа be-x-old:Эўропа bg:Европа bi:Europe bm:Eropa bn:ইউরোপ bo:ཡོ་རོབ་གླིང་། br:Europa (kevandir) bs:Evropa ca:Europa cbk-zam:Europa cdo:Ĕu-ciŭ ceb:Uropa chr:ᎡᎶᏆ chy:Eropuy ckb:ئورووپا co:Europa crh:Avropa cs:Evropa csb:Eùropa cu:Єѵрѡ́па cv:Европа cy:Ewrop da:Europa de:Europa diq:Ewropa dsb:Europa ee:Europa el:Ευρώπη en:Europe eo:Eŭropo es:Europa et:Euroopa eu:Europa ext:Uropa fa:اروپا ff:Yuroopu fi:Eurooppa fiu-vro:Õuruupa fo:Evropa fr:Europe frp:Eropa fur:Europe fy:Jeropa ga:An Eoraip gd:An Roinn-Eòrpa gl:Europa glk:اوروپپا gn:Europa gu:યુરોપ gv:Yn Oarpey ha:Tūrai hak:Êu-chû haw:‘Eulopa he:אירופה hi:यूरोप hif:Europe hr:Europa hsb:Europa ht:Ewòp hu:Európa hy:Եվրոպա ia:Europa id:Eropa ie:Europa ig:Obodo bekee ilo:Europa io:Europa is:Evrópa it:Europa iu:ᐃᐆᕌᑉ/iuuraap ja:ヨーロッパ jbo:rontu'a jv:Eropah ka:ევროპა kab:Turuft kg:Mputu kk:Еуропа kl:Europa km:អឺរ៉ុប kn:ಯುರೋಪ್ ko:유럽 ksh:Europa (Kontinänt) ku:Ewropa kv:Европа kw:Europa ky:Европа la:Europa lad:Evropa lb:Europa (Kontinent) lg:Bulaaya li:Europa lij:Euròpa lmo:Europa ln:Erópa lo:ເອີລົບ lt:Europa lv:Eiropa mg:Eoropa mhr:Европо mi:Ūropi mk:Европа ml:യൂറോപ്പ്‌ mn:Европ mr:युरोप ms:Eropah mt:Ewropa my:ဥရောပ mzn:Orüpa na:Iurop nah:Europan nap:Europa nds:Europa nds-nl:Europa (continent) ne:युरोप new:युरोप nl:Europa (werelddeel) nn:Europa no:Europa nov:Europa nrm:Ûrope nv:Béésh Bichʼahníí Bikéyah oc:Euròpa om:Europe os:Европæ pa:ਯੂਰੋਪ pam:Europa pap:Oropa pdc:Eiropaa pih:Urup pl:Europa pms:Euròpa pnt:Ευρώπην ps:اروپا pt:Europa qu:Iwrupa rm:Europa rmy:Europa ro:Europa roa-rup:Europa ru:Европа rw:Uburayi sa:यूरोप sah:Эуропа sc:Europa scn:Europa sco:Europe sd:يورپ se:Eurohpá sh:Evropa simple:Europe sk:Európa sl:Evropa sm:Europa so:Yurub sr:Европа srn:Ropa st:Uropa stq:Europa su:Éropa sv:Europa sw:Ulaya szl:Ojropa ta:ஐரோப்பா te:ఐరోపా tet:Europa tg:Аврупо th:ทวีปยุโรป ti:ኣውሮጳ tk:Ýewropa tl:Europa to:ʻEulope tpi:Yurop tr:Avrupa ts:Yuropa tt:Аурупа udm:Европа uk:Європа ur:یورپ uz:Yevropa vec:Eoropa vi:Châu Âu vls:Europa vo:Yurop wa:Urope war:Europa wo:Tugal wuu:欧洲 xal:Европ yi:אייראפע yo:Europe zh:欧洲 zh-classical:歐羅巴洲 zh-min-nan:Europa zh-yue:歐洲 zu:IYurophu

Advertisement