FANDOM


Template:KUTIABullgaria

Republika e Bullgarisë ( bullgarisht: Република България ) (shk. Bullgaria) është shtet në jug-lindje të Evropës, në veri-perëndim të Gadishullit Ballkanik. Në lindje të kufirit të saj, Bullgaria ka dalje në Detin e Zi, ndërsa përgjatë pjeses jugore të kufirit të saj ndodhen Turqia dhe Greqia, pas të cilave vijnë Maqedonia në perëndim dhe Rumania në veri-perëndim përgjatë rrjedhës së lumit Danub. Përndryshe Bullgaria nga vendet perëndimore cilesohet si vend i Ballkanit lindor.

Historia

[[Skeda:Bulgaria1915physical.jpg|300px|left|thumb|Bullgaria në vitin 1915.]]

Artikulli kryesor Historia e Bullgarisë

Fitoret e korrura të trupave ushtarake bullgare të ndihmuara nga Rusia në Luftën e Parë Ballkanike, siç ishte pushtimi i Adrianopolit nuk u përsëriten në Luftën e Dytë Ballkanike. Përderisa trupat bullgare ishin përqëndruar në vijën e frontit me Serbinë dhe Greqinë, ushtritë rumune ja arritën të depërtojnë gjerë në Sofje, ndërsa trupat turke depërtuan në Adrianipol.

Gjatë Luftës së parë dhe të dytë botërore Bullgaria ishte në anën "Fuqive të boshtit". Fitorja e turqëve në betejen e zhvilluar në Gallipol shtyri Bullgarinë që të anëtarsohej në paktn e "Fuqive të Boshtit".

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësit administrative

thumb|230px|Provinces of Bulgaria Që nga 1999 territori i Bullgarisë administrohet në 28 provinca (oblasti, njëjës - oblast). Me sistemin e 1987-ës ka qenë e ndarë në 9 njësi të tilla administrative. Provincat janë të emërtuara sipas qendrës së vetë provincës dhe kryeqyteti formon edhe një provincë. Njësit administrative janë: Provica -

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Bullgarisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Bullgarisë është 110,910 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 00 V, 25 00 L dhe 110,550 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 360 2 ujë. Vija bregdetare e Bullgarisë në detin e zi është 354 km e gjatë.

Klima e Bullgarisë ndryshon varësisht nga viset e sajë, në pjesët bregdetare është një klimë mesdhetare me dimër të lehtë dhe verë të nxehë ndërsa në brendi të vendit një klimë kontinentale e ngjashme me të Kosovës me dimër të fortë dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë.

Relievi i Bullgarisë përbëhet kryesisht nga një teren i malor-shkëmborë me rrafshnalta të cilat zënë sipërfaqen më të madhe në pjesën veriore dhe juglindore të vendit. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit të zi (0m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,925 metrave në vendin e quajtur Musala në pjesën jugperëndimore të vendit.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Bullgarisë

Me fitimin e pavarësisë në Kongresin e Berlinit Bullgaria ballafaqohet me varfërinë në kapital, me probleme të shumta politike dhe ekonomik edhe së shpejti bëhet sferë ndikuese e kapitalit të huaj. Importi i kapitalit të jashtëm nuk soli vendin në pozitë më të mirë. Shkalla e ulët e fuqive prodhuese solli atë që bujqësia që sigurojë 2/3 e të ardhurave kombëtare dhe 90% të eksportit të vendit. Industria ka dhënë rreth1/3 e të ardhurave nacionale dhe gjithsej 5% të eksportit të vendit. Relacionet e tilla e kanë përcaktuar bujqësinë degë kryesore të ekonomisë. Irno, edhe pse kushtet e favorshme natyrore, fragmentimi i pronave ishte problem për zbatimin e mjeteve agroteknike. Kësaj t’i shtojmë edhe bazën e ulët të mekanizmit dhe të kimikizimit në bujqësi. Ajo pak industri ka qenë orientuar në përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia . Ndërrimet e mëdha në ekonomi që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore ishin bazë e mira e një ritmi më të shpejtuar.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Bullgarisë

thumb|300px|Piramida e popullsisë Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Bulgaria ka pasur 7.932.984 banorë. Numri i popullsisë tregon rënje për arsye të natalitetit të ulët dhe emigrimit, kështu pra para 16 viteve, 1975 Bullgaria ka pasur numër më të madh të popullsisë 8.729.666. Sa i përket strukturës fetare shumica e popullsisë i takon religjionit ortodoks . Përbërja etnike ka qenë me sa vijon:Bullgar 83.9 %, Turq 9.4 %, Rom 4.7 % të tjerë.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Bullgarisë

Kultura shqiptare në Bullgari mund të gjendet në fshatin e pastr shqiptarë të quajtur Mandritsa ku flitet një e folme e toskërishtës.[1]


  * Telekomunikacioni
  * Transporti
  * Ushtria
  * Pushime

Burimi i të dhënave

  1. Μαϊκίδης, Απόστολος (1972). Μανδρίτσα. Η κωμόπολις που έσβησε (in Greek). Θεσσαλονίκη: Σημειώσεις — Αναμνήσεις — Παράδοσις
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Bullgaria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Bullgaria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Lidhje të jashtme




Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.