Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAAzerbajxhani Azerbajxhani (azerisht : Azərbaycan) është shtet në Kaukaz, në udhën e Evropës për në jug-perëndimin e Azisë me dalje në Detin Kaspik. Në veri Azerbajxhani kufizohet me Rusin pastaj vjen Gjeorgjia, Irani dhe në pjesën perëndimore të saj gjendet Armenia ndërsa Republika Autonome Nakhichevan (enklavë në Azerbajxhan) kufizohet me Armenin në veri dhe lindje, Iranin në jug dhe perëndim dhe Turqinë në veri-perëndim.

Azerbajxhan ishte anëtare e Bashkimit Sovjetik dhe tani është anëtare e Këshillit Evropian që nga viti 2001. Shumica e popullsisë janë mysliman shin dhe turq perëndimor të njohur si Azerbajxhanë ose shkurt Azerë. Qeveria është në të ashtuquajturin tranzitim demokratik me udhëheqës klasik.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Azerbajxhanit

Kjo pjesë e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion).

Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian , ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve.

Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vaqf).

Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike.

Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës.

Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej.

Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore.

Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike.

Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Azerbaxhani është Republik presidenciale me mjë dhomë parlamenti. Kushtetuta e shtetit është nxjerrur më 12 Nëntor 1995.

Njësitë territoriale

thumb|300px|Harta e njësive administrative në Azerbaijan

Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Azerbajxhani administrohet në këto njësi territoriale:

  • 59 rajone (rayonlar; rayon - njëjsë),
  • 11 qytete* (saharlar; sahar - njëjsë),
  • 1 republika autonome** (muxtar respublika);

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Azerbajxhanit

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Azerbajxhanit

Azerbajxhani është shtet industrial-agrar. Të ardhurat e përgjithshme kombëtare nga sektori dytësor i realizon me 39%. Për një profil të këtillë ekonomik pa dyshim ka qenë vendimtare baza e mirë energjetike. Përveç naftës dhe gazit natyror në strukturën e lëndëve djegëse rëndësi ka hidroenergjia. Baza energjetike në vitin 1997 ishte 17 miliardë KWh. Degët industriale më të rëndësishme janë e pajisjeve për përfitimin e naftës, e elektroindustrisë, e metalurgjisë së zezë dhe e përfitimit të aluminit. Vend të posaçëm ka industria kimike me përpunimin e naftës. Traditë më të gjatë dhe përhapje më të madhe ka industria e tekstili dhe ajo ushqimore. Industria e tekstilit përpunon pambukun dhe leshin. Industria ushqimore merret me përpunimin e drithërave, të verës, të konservimit të peshkut dhe të pemëve. Qendrat më të rëndësishme industriale janë : Baku, Kirovabad, Lenkoran etj.

Bujqësia është veprimtari e rëndësishme ekonomike. Në saje të strukturës relativisht të mirë të arave(22%), temperaturës së lartë, ujitjes së tokave Azerbajxhani prodhon shumë kultura bujqësore, grurë 830 000 t. Elb 220 000 t. Patate 220 000t, rrush 285 000 t,. Pambuk 165 000 tonë etj.

Blegtoria është degë përcjellëse e bujqësisë. Fondi prej 1,8 milion krerë gjedhe, 300 000 buallica, 5 milion krerë dele, 114. 000 krerë dhi, është relativisht bazë e mirë ekonomike.

Azerbajxhani eksporton makina, prodhime të industrisë tekstile, naftë, gaz natyror, metale., kurse importon prodhime industriale.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Azerbajxhanit

Azerbajxhani në vitin 1967 ka pasur 4,8 milion banorë e pas 31vjetësh, përkatësisht në vitin 1998 shënoi 7,7 milion banorë. Për këtë periudhë shënon rritje për 3 milion banorë. NJë shtim të tillë Azrbajxhani ka pasur në saje të regjimit ekspansiv të popullsisë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 22,9 promila, e vdekshmërisë 9,3 promila ndërsa shtimi natyrorë ishte 13,6 promila. Me këtë dinamikë Azerbajxhani diferencohet prej shumë shteteve të këtij regjioni. Në strukturën nacionale Azerbajxhani deri diku është shtet homogjen. Pjesën më të madhe të popullsisë e bëjnë azerbajxhanët me 83%, pas të cilëve vijnë rusët me 5,6%, gjorgjianët 2,7% etj.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Azerbajxhanit
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Shih edhe

  • Nagorni Karabah

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Azerbajxhani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Azerbajxhani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Template:Bashkësia e Shteteve të Pavarura


af:Azerbeidjan als:Aserbaidschan an:Azerbaichán ang:Azerbaijan ar:أذربيجان arc:ܐܕܪܒܝܓܢ arz:ازيربايجان ast:Azerbaiyán av:Азарбижан az:Azərbaycan ba:Әзербайжан bat-smg:Azėrbaidžians bcl:Aserbayhan be:Азербайджан be-x-old:Азэрбайджан bg:Азербайджан bn:আজারবাইজান bpy:আজারবাইজান br:Azerbaidjan bs:Azerbejdžan ca:Azerbaidjan ce:Азербайджан ceb:Azerbaijan crh:Azerbaycan cs:Ázerbájdžán cu:Аꙁѣрбаича́нъ cv:Азербайджан cy:Azerbaijan da:Aserbajdsjan de:Aserbaidschan diq:Azerbaycan dsb:Azerbajdžan dv:އަޒަރުބައިޖާން dz:ཨཛར་བཡེ་ཇན། ee:Azerbaijan el:Αζερμπαϊτζάν en:Azerbaijan eo:Azerbajĝano es:Azerbaiyán et:Aserbaidžaan eu:Azerbaijan fa:جمهوری آذربایجان fi:Azerbaidžan fiu-vro:Asõrbaidžaan fr:Azerbaïdjan frp:Azèrbayidj·an fy:Azerbeidzjan ga:An Asarbaiseáin (tír) gd:Asarbaidean gl:Acerbaixán - Azərbaycan gu:અઝેરબીજાન gv:Yn Asserbajaan hak:Â-set-pai-kiông haw:‘Akepaikana he:אזרבייג'ן hi:अज़रबैजान hif:Azerbaijan hr:Azerbejdžan hsb:Azerbajdźan ht:Azerbaydjan hu:Azerbajdzsán hy:Ադրբեջան ia:Azerbaidzhan id:Azerbaijan ilo:Azerbaijan io:Azerbaijan is:Aserbaídsjan it:Azerbaigian ja:アゼルバイジャン jv:Azerbaijan ka:აზერბაიჯანი kaa:A'zerbayjan kg:Azerbaidjan kk:Әзірбайжан kn:ಅಜೆರ್ಬೈಜಾನ್ ko:아제르바이잔 ks:अजर्बैजान ku:Azerbaycan kv:Азербайджан kw:Azerbayjan ky:Азербайжан la:Adrabigania lad:Azerbaidjan lb:Aserbaidschan li:Azerbaidzjan lij:Azerbaijan lmo:Azerbaigian lt:Azerbaidžanas lv:Azerbaidžāna mdf:Азербайджан mk:Азербејџан ml:അസര്‍ബെയ്ജാന്‍ mn:Азербайжан mr:अझरबैजान ms:Azerbaijan mt:Ażerbajġan mzn:آذربایجان جه موری na:Azerbaijan nah:Azerbaiyan nds:Aserbaidschan nl:Azerbeidzjan nn:Aserbajdsjan no:Aserbajdsjan nov:Aserbaijan nv:Azééwii Bikéyah oc:Azerbaitjan os:Азербайджан pam:Azerbaijan pih:Eserbeyjan pl:Azerbejdżan pms:Aserbaigian pnb:آذربائیجان ps:آذربايجان pt:Azerbaijão qu:Asarsuyu ro:Azerbaidjan roa-rup:Azerbaigian ru:Азербайджан sa:अजर्बैजान sah:Азербайдьан sc:Azerbaigián scn:Azzirbaiggian sco:Azerbaijan se:Azerbaižán sh:Azerbejdžan simple:Azerbaijan sk:Azerbajdžan sl:Azerbajdžan sm:Azerbaijin sr:Азербејџан sv:Azerbajdzjan sw:Azerbaijan szl:Azerbejdżůn ta:அசர்பைஜான் te:అజర్‌బైజాన్ tet:Azerbaijaun tg:Озарбойҷон th:ประเทศอาเซอร์ไบจาน tk:Azerbaýjan tl:Aserbayan tr:Azerbaycan tt:Азәрбайҗан udm:Азербайджан ug:ئەزەربەيجان uk:Азербайджан ur:آذربائیجان uz:Ozarbayjon vi:Azerbaijan vo:Lasärbäcän war:Aserbaiyan wo:Aserbayjaan wuu:阿塞拜疆 xal:Азермудн Орн Нутг yi:אזערביידזשאן yo:Azerbaijan zh:阿塞拜疆 zh-min-nan:Azerbaijan zh-yue:阿塞拜疆

Advertisement