Template:KUTIAAustria Republika e Austrisë (gjermanisht: Republik Österreich) është një shtet federativ në Evropën qendrore me një sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri nga Gjermania pastaj vijnë Republika Çeke, Sllovakia në lindje ndërsa në jug dhe perëndim gjenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kryeqyteti i Austrisë është Vjena. Anëtare e OKB-së Austria është që nga viti 1955.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Austrisë

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore (1945) fuqitë fitues të luftës i rikthejnë shtetësinë Austrisë. Që më 27 prill u krijua qeveria në krye me kancelarin Karl Renner dhe proklamoi deklaratën e pavarësisë. Deri më 1955 kur nënshkruhet marrëveshja në mes të qeverisë dhe ushtrive fitimtare edhe Austria sikurse Gjermania ishte e ndarë në 4 zona të ushtrive fituese. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Austria deklarohet si shtet neutral dhe heq dorë nga bashkimi me shtetin e gjermanëve. Pas kësaj ushtritë e paktit e lëshojnë Austrinë si shtet sovranë. Me miratimin e “neutralitetit” më 26 tetor në kushtetutën e Austrisë në vitin 1967 vendoset që dita e nënshkrimit të jetë “Dita e Çlirimit”

Austria është njëra ndër themeluesit (1960) e EFTA-së. Për shkak të deklarimit si neutrale ajo kishte mundësin e këmbimit ekonomik me dy blloqet e krijuara pas luftës. Pas luftës së ftoftë (1991) çështja e neutralitetit e ka humbur rendësin në politiken e jashtme mirëpo kjo edhe më tutje ka rëndësi në qarqet e brendshme politike.

1995 Austria hynë në Bashkimin Evropian dhe më 1999 futë në tregun e vetë euronë si monedhë shtetërore.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësit territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Austria ndahet në nëntë njësi territoriale federale (gjer.:Bundesländer)

Njësit administrative federative janë: B Burgenland, K Kärnten, NÖ Niederösterreich, OÖ Oberösterreich, S Salzburg, St Steiermark, T Tirol, V Vorarlberg, W Wien

Këto njësi administrative ndahen në njësi më të vogla në rrethe (gjer.: Bezirke) të cilat përbëhen nga vendbanimet (gjer.:Gemeinden) right|200px|Njësit federative

Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia e Austrisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë.

Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Austrisë

Edhe pse Austria ka kushte më të mira natyrore e ekonomia e sajë nuk ka shënuar rritje deri vonë. Territori i sotëm i Austrisë një kohë të gjatë ka qenë në kuadër të shtetit të dikurshëm të Austru-Hungarisë, i cili në radhë të parë, ka pasur funksionin administrativ e jo edhe ekonomik. derisa shtete e Evropës Perëndimore i përfshinë një transformim i shpejt dhe procesi i revolucioni industrial. Austria mbetet ndër vendet më të prapambetura. Mungesa e qymyrit, e mineralit të hekurit dhe shkalla esnafore e zhvillimit kanë kontribuar në stagnimin e ekonomisë. Me shkatërrimin e shtetit të Austro-Hungarisë,pas Luftës së Dytë Botërore pozita ekonomike e Austrisë rrënjësisht ndërrohet. Me zvogëlimin e territorit, zvogëlohen edhe lëndët e para, pakësohet furnizimi me prodhimet bujqësore, humb edhe tregun në të cilin nuk ka pasur konkurrencë. Me shfaqjen e inflacionit në dekadat e para pas luftës së dytë botërore e përshkon kriza ekonominë e Austrisë,ndërsa kapitali i kufizuar nuk pamundur të sigurojë rikëmbjen e saj. Rrethanat e tilla knë mundësuar të depërtojë kapitali i huaj në ekonominë e saj. Gjermania naciste në vitin 1938 e bëri aneksimin e Austrisë pa ndonjë rezistencë ushtarake. Pas luftës së Dytë Botërore , në vitin 1948, filloi një proces i ri i zhvillimit ekonomik. Itensifikimet në shfrytëzimin e energjisë së ujit, në metalurgji, investimet në industrinë kimike, kanë qenë bazë e mirë për zhvillimin e industrisë. Në adaptimin e kërkesave të tregut filloi ndërrimi i strukturës industriale, duke e vënë në plan të parë industrinë mekanike dhe atë kimike. Territorializimi i saj gjithënjë e më shumë depërton në pjesën perëndimore të shtetit. Edhe pse me këtë tendencë të përhapjes së industrisë, ajo sot ende nuk është e barabartë, përkatësisht nuk është shtrirë, në tërë shtetin. Në përgjithësi, mund të thuhet se është përqendruar në rajonin e Murës, në afërsi të Vjenës, te lokaliteti Linc dhe në jug të lumit I

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Austrisë

Jeta mesatare e banorëve të Austrisë në vitin 2004 për femra është llogaritur të jetë 80,2 vite ndërsa për meshkuj 75,3 (në vitin 1971: femrat 75,7; meshkujt 73,3 vite ). Vdekshmëria e fëmijëve është 0,45%.

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura

Gjuha

Gjuhë zyrtare është gjermanishtja e cila është për shumicën e popullsisë gjuhë amtare. Në të vërtet në Austri flitet një dialekt i gjuhës gjermane që ndryshon shumë nga gjuha zyrtare.

  • Alemanishtja (flitet në Vorarlberg si dhe në pjesë të Tirolit)
  • Bairischen flitet në pjesën tjetër të vendit (7 milionë banorë)

Pakicat kombëtare të vendosura në Austri siç janë Sllovenët, Kroatët dhe Hungarezët kanë të drejta të shkollimit në gjuhen e tyre si dhe në zyre administrative lokale.

Kroatishtja dhe Sllovenishtja janë gjuhë zyrtare lokale në njësit federale Steiermark dhe Kärnten. Po ashtu edhe Romët flasin gjuhën e tyre.

Pjesmarrja e shqiptarëve në kulturën e përgjithshme austriake ka një traditë. Ndër personalitete më të dalluara ishte Aleksandër Moisiu. Përndryshe organizimi strukturorë i shkëmbimit kulturorë ka filluar më 1966, me themelimin e Shoqatës Austriake-Shqiptare.

Të tjera

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale




* Kategoria:Shtete në Evropë

ace:Austria af:Oostenryk als:Österreich am:ኦስትሪያ an:Austria ang:Ēastrīce ar:النمسا arc:ܢܡܣܐ arz:النمسا ast:Austria az:Avstriya bar:Östareich bat-smg:Austrėjė bcl:Austriya be:Аўстрыя be-x-old:Аўстрыя bg:Австрия bn:অস্ট্রিয়া bo:ཨོ་ཏི་ཀླི། bpy:অস্ট্রিয়া br:Aostria bs:Austrija ca:Àustria ce:Австри ceb:Awstriya co:Austria crh:Avstriya cs:Rakousko csb:Aùstrëjackô cu:Аѵстрі́ꙗ cv:Австри cy:Awstria da:Østrig de:Österreich diq:Awıstırya dsb:Awstriska dv:އޮސްޓުރިއާ dz:ཨས་ཊི་ཡ ee:Austria el:Αυστρία en:Austria eo:Aŭstrio es:Austria et:Austria eu:Austria ext:Áustria fa:اتریش fi:Itävalta fiu-vro:Austria fo:Eysturríki fr:Autriche frp:Ôtrich·e fur:Austrie fy:Eastenryk ga:An Ostair gd:An Ostair gl:Austria - Österreich gu:ઑસ્ટ્રિયા gv:Yn Austeyr hak:O-thi-li haw:‘Aukekulia he:אוסטריה hi:ऑस्ट्रिया hif:Austria hr:Austrija hsb:Awstriska ht:Otrich hu:Ausztria hy:Ավստրիա ia:Austria id:Austria ie:Austria ilo:Austria io:Austria is:Austurríki it:Austria ja:オーストリア jbo:osteraix jv:Austria ka:ავსტრია kg:Autriche kk:Аустрия kn:ಆಸ್ಟ್ರಿಯ ko:오스트리아 ksh:Ößtrish ku:Awistriya kv:Австрия kw:Estrych ky:Австрия la:Austria lad:אאוסטריה lb:Éisträich li:Oosteriek lij:Austria lmo:Austria ln:Otrish lt:Austrija lv:Austrija mdf:Австрия mg:Aotrisy mhr:Австрий mk:Австрија ml:ഓസ്ട്രിയ mn:Австри mr:ऑस्ट्रिया ms:Austria mt:Awstrija na:Austria nah:Austria nds:Öösterriek nds-nl:Oostnriek ne:अष्ट्रीया nl:Oostenrijk nn:Austerrike no:Østerrike nov:Austria nrm:Autriche nv:Óóswiya oc:Àustria os:Австри pa:ਆਸਟਰੀਆ pag:Austria pam:Austria pdc:Eestereich pih:Ostriya pl:Austria pms:Àustria pnb:آسٹریا pnt:Αυστρία ps:اطريش pt:Áustria qu:Awstiriya rm:Austria ro:Austria roa-rup:Austria ru:Австрия sa:आस्ट्रिया sah:Аустрия sc:Àustria scn:Austria sco:Austrick se:Nuortariika sh:Austrija simple:Austria sk:Rakúsko sl:Avstrija sr:Аустрија stq:Aastriek sv:Österrike sw:Austria szl:Austrijo ta:ஆஸ்திரியா te:ఆస్ట్రియా tet:Áustria tg:Австрия th:ประเทศออสเตรีย tk:Awstriýa tl:Austria tpi:Ostria tr:Avusturya tt:Австрия udm:Австрия ug:ئاۋستىرىيە uk:Австрія ur:آسٹریا uz:Avstria vec:Austria vi:Áo vls:Ôostnryk vo:Lösterän war:Austrya wo:Otris wuu:奥地利 xal:Өөстрмудн Орн Нутг yi:עסטרייך yo:Ostria zh:奥地利 zh-classical:奧地利 zh-min-nan:Tang-kok zh-yue:奧地利 zu:IAustriyiya

Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.