Kosova Wiki
Advertisement

Template:KUTIAAndora Principata e Andorrës (katalanisht : Principat d'Andorra, frëngjisht: Principauté d'Andorre, spanjisht: Principado de Andorra) është vend i vogël në veri-jug të Evropës. E ndodhur në lindje të Pirenejve kufizohet nga Franca dhe Spanja. Më parë ishte e izoluar, tani e adhuruar si vend turistikë dhe si vend pa tatime shtetërore. Andorra po ashtu është pjesë e vendeve katalane dhe një ndër mikro-shtete Evropiane. Shpesh ngatërrohet me komunën e Andorrës në Spanjë.


Historia

Artikulli kryesor Historia e Andorrës

Andorra është e pavarur që nga 1278 me një statut të një principate pa princ, e ndarë në mes të klerikut të Spanjës dhe Grafit të Foix (trashëgimtar i tij është presidenti i Francës). Të drejtat e dy udhëheqësve të principatës janë rregulluar në fillim të shekullit XX, ata për këtë qëllim dërgojnë aty dy të deleguar. Më 25 Janar 1981, këshilli gjeneral i rrafshnaltës së Pirenejve , pas 703 viteve pavarësie ka nxjerrë kushtetutën. Kushtetuta parashihte themelimin e këshillit ekzekutiv si dhe një reformë administrative. Deri në Janar 1993-ës Andorra nuk kishte ndarë sistemin legjislativ, ekzekutiv dhe juridik. Me kushtetutën e 1993, Andorra ka krijuar një sistem të mirëfilltë parlamentarë demokratikë. Dy kryetarët e vendit (I deleguari i Spanjës dhe Francës) mbesin edhe më tutje si kryetarë. Mirëpo sistemi ekzekutiv i është dhënë një ministri nga parlamenti.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Dallohen tri pari politike:liberalët ( Partit Liberal d'Andorra), socialdemokratët (Partit Socialdemocrata ) dhe demokratët ( Partit Democrata )

Vetëm një pjesë e vogël e banorëve kanë drejtë vote. Për marrje e shtetësisë Andorrase duhet që së paku 25 vite të jetohet në Andorrë.

Parlamenti është këshilli gjeneral ( Consell General )

Njësitë territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Andorra ka shtatë njësi territoriale të njohura si parròquia (sipas 2005)

  • Andorra la Vella (kryeqytet: 22 035 banorë)
  • Canillo (3 707)
  • Encamp (11 832)
  • Escaldes-Engordany (16.402)
  • La Massana (7 264)
  • Ordino (2 767)
  • Sant Julià de Lòria (8.313)

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Andorrës

Andora ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropësnë në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit. Sipërfaqja e përgjithshme e Andorës është 468 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.

Andora është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andora të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.

Klima është kontinentale, përshkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në Janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.

Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.

Ndër pasurit natyrore të Andorës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Andorrës

Principata e vogël nuk ka asnjë pasuri të veçantë natyrore përpos ujit. Në kohërat e vjetra ishte tokë agrare edhe përkundër terrenit malorë. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës kur bujqësia u zëvendësua ngadalë me blegtori. Vetëm 2% e vendit është tokë e pjellëshme.

Në kohën më të re, jetohet vetëm nga turizmi, si ai dimërorë. Për këtë përkujdesen mese 300 Hotele si dhe shumë fusha sporti e argëtimi.

Andorra nuk është anëtare e plotë e Bashkësisë Evropian, porse ka një status të veçantë. Deri më 2002 monedha franceze dhe ajo spanjolle është përdorur si valutë zyrtare. Me ardhjen e Euros edhe në Andorrë bëhet zëvendësimi i monedhave franceze dhe spanjolle. Për firmat evropiane, Andorra është e njohur si “Oaza” e tatimeve. Por edhe turistët janë të kënaqur nga çmimet e ulta të alkoolit, cigareve dhe prodhimeve kozmetike (shminkave).

Bruto prodhimi vendor për vitin 1996 ka qenë 1,2 Miliard Euro

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Andorrës

Andorra ka 70 549 banorë (parallogaritur për 2005-ën). Prej tyre janë:

  • 36,0 % katalanë (andorras)
  • 40,6 % spanjollë
  • 10,2 % portugezë
  • 6,5 % francezë
  • 6,7 %. të tjerë

Shumica e banorëve flasin spanjishten (58%), gjuhën zyrtare katalane e zotërojnë 35% e popullsisë ndërsa frëngjishten 7%.

Rritja e popullsisë përbrenda vitit është 5,0%. Mesatarisht , andorrasit jetojnë deri në moshën 4 vjeçare. Vdekshmëria e foshnjave është 0,6% ndërsa e fëmijëve 0,7%.

Shumica e banorëve (rreth 90%) janë katolik të ritit romak.

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura e Andorrës

Shiko edhe

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Turizmi
  • Qeveria
  • Kryetari
  • Parlamenti
  • Ministria

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Andorra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Andorra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Template:Andorra-Ad.

* Kategoria:Shtete


ace:Andorra af:Andorra als:Andorra am:አንዶራ an:Andorra ang:Andorra ar:أندورا arc:ܐܢܕܘܪܐ arz:اندورا ast:Andorra az:Andorra bar:Andorra bat-smg:Anduora bcl:Andora be:Андора be-x-old:Андора bg:Андора bn:অ্যান্ডোরা bpy:এন্ডোরা br:Andorra bs:Andora ca:Andorra ce:Андорра ceb:Andorra co:Andorra crh:Andorra cs:Andorra cv:Андорра cy:Andorra da:Andorra de:Andorra diq:Andorra dsb:Andorra dv:އެންޑޯރާ dz:ཨེན་ཌོ་ར ee:Andorra el:Ανδόρρα en:Andorra eo:Andoro es:Andorra et:Andorra eu:Andorra ext:Andorra fa:آندورا fi:Andorra fiu-vro:Andorra fo:Andorra fr:Andorre frp:Andorra fur:Andore fy:Andorra ga:Andóra gd:Andorra gl:Andorra got:𐌰𐌽𐌳𐌰𐌿𐍂𐌰 gv:Andorra haw:‘Anakola he:אנדורה hi:अन्डोरा hif:Andorra hr:Andora hsb:Andorra ht:Andora hu:Andorra hy:Անդորրա ia:Andorra id:Andorra ie:Andorra ilo:Andorra io:Andora is:Andorra it:Andorra ja:アンドラ jbo:andoras jv:Andorra ka:ანდორა kg:Andora kk:Андорра kn:ಅಂಡೋರ ko:안도라 ku:Andorra kv:Андорра kw:Andorra la:Andorra lad:Andorra lb:Andorra li:Andorra lij:Andòrra lmo:Andora ln:Andora lt:Andora lv:Andora mk:Андора ml:അന്‍ഡോറ mn:Андорра mr:आंदोरा ms:Andorra mt:Andorra mwl:Andorra na:Andorra nah:Andorra nap:Andorra nds:Andorra ne:एण्डोरा nl:Andorra nn:Andorra no:Andorra nov:Andora nv:Andówa oc:Andòrra os:Андоррæ pam:Andorra pdc:Andorra pih:Endora pl:Andora pms:Andorra pnb:اندورہ pnt:Ανδόρρα ps:انډورا pt:Andorra qu:Andurra rm:Andorra ro:Andorra roa-rup:Andorra ru:Андорра sa:अंडोरा sah:Андорра sc:Andorra scn:Andorra sco:Andorrae se:Andorra sh:Andora simple:Andorra sk:Andorra sl:Andora sr:Андора srn:Andorrakondre stq:Andorra sv:Andorra sw:Andorra szl:Andora ta:அண்டோரா te:అండొర్రా tet:Andorra tg:Андорра th:ประเทศอันดอร์รา tl:Andorra tpi:Andora tr:Andorra tt:Андорра udm:Андорра ug:ئاندوررا uk:Андорра ur:انڈورا uz:Andorra vec:Andora vi:Andorra vo:Landorän war:Andorra wo:Andoor wuu:安道尔 xal:Андормудн Орн Нутг yi:אנדארא yo:Andorra zh:安道尔 zh-min-nan:Andorra zh-yue:安道爾

Advertisement