Kosova Wiki
Advertisement


left|30px|Shpjegim Kjo faqe bën kthjellimin e shprehjeve ose të titujve që për bazë kanë fjalën e përbashkët.

A është shkronja e parë e alfabetit të gjuhës shqipe. Me të shënohet shkronja A e madhe e shtypit. Kjo shkronjë ka katër forma kryesore të cilat janë: a e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, a e madhe e shkrimit dhe a e vogël e shkrimit.


A I

1. si em. f. Zanorja dhe shkronja a. A-ja e vogël (e madhe). A-ja e dorës (e shtypit). A-ja nistore.

2. si em. f. fig. Fillimi i një pune, pikënisja për diçka; njohuritë fillestare e më të thjeshta për diçka, abëcëja. A-ja e çështjes (e punës).Filloj nga a-ja. E bëj nga a-ja.

3. Simboli i një lloji vitaminash. Vitamina A.

  • Nga a-ja deri te zh-ja nga fillimi deri në fund, fund e krye,

tërësisht.


A II lidh.

1. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Sot a nesër. Shpejt (herët) a vonë. I vogli a i madhi. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s'bën?Vjen a s’vjen? E di a s’e di?

2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s’e ka ditur, a e ka harruar.

3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo. Këndonte a s’këndonte. Qante a s’qante. Binte a s’binte shi.

  • Pak a shumë shih te PAK.


A III pj.

1. Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit a të dyshimit që nënkupton a jo. A do të vish? A më kupton? A e mban mend? A je mirë? A ka? A mos e di? A thua? A ka gjë më të rëndë? A nuk e di ti? A do të vijë ajo ditë? A je, si je? pyetje, që përdoret në vend të përshëndetjes, kur takohen dy veta.

2. Përdoret në krye të njërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve. Pyete, a do të bëhet tani mbledhja, apo u shty. Shih a erdhën, apo s’duken ende.

3. Përdoret zakonisht në fund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qesëndi, zemërim, miratim etj.; ë. Nuk e paske, a? Po lahet, a? S’e dashka, a?

4. Përdoret zakonisht në fillim të fjalisë për të theksuar përçmimin, qesëndinë ose ironinë; ama. A, për ujë që qenka! A, për burrë që qenka!

  • A thua se ... sikur.


A IV pasth.

1. Përdoret për të shprehur habi kur ndodhemi papandehur përpara një të papriture; ah. A, kush qenka!

2. Përdoret për të theksuar shprehjen e gëzimit të kënaqësisë, të miratimit etj.; ah. A, sa e bukur qenka!

3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. A, sa më dhemb! A, në të zënça!

4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. A, mos e pyeti. A, jo, nuk jam në një mendje me ty. A, këtë dashke ti!

5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonisht të afërt a të njohur, me fjalë a me shprehje që kanë ngjyrime emocionale. Mirë, a derëbardhë! Ç`u bëre, a i vrarë! Mirë, a të keqen nëna!

6. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. A, po, m'u kujtua.

Gramatikë

Në gramatikë A përdoret për të formuar fjalë pyetëse dhe në këso raste gjendet në fillim të fjalisë.

Shembull:
A e njihni ju Shqipërinë?
A punoni?

Fizikë

Në fizikë me A shënohet njësia e intensitetit të rrymës elektrike, Amperit.

Gjithashtu në fizikë me a shënohet puna (a=Fs).

Matematikë

Në matematikë shkronjat e para të alfabetit të gjuhës shqipe ndër to dhe a' përdoren për emërimin e elementeve ose tërësive të ndryshme matematikore si bashkësive, drejtëzave, barazimeve etj.

Shih dhe

·A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N·


Nj · O · P · Q · R · Rr · S · Sh · T · Th · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh·


af:A (dubbelsinnig) de:A (Begriffsklärung) en:A (disambiguation) es:A (desambiguación) et:A (täpsustus) fr:A id:A (disambiguasi) it:A (disambigua) jv:A (disambiguasi) ka:A (მრავალმნიშვნელოვანი) kk:А ko:아 ksh:A (Watt ėßß datt?) ku:A lb:A lt:A (reikšmės) lv:A (nozīmju atdalīšana) nl:A no:A (andre betydninger) pl:A (ujednoznacznienie) pt:A (desambiguação) ru:A simple:A (disambiguation) sr:А tr:A (anlam ayrımı) uk:A zh:A (消歧义)

Advertisement