FANDOM


Template:KUTIADanimarka Mbretëria Daneze ( danisht: Kongeriget Danmark ) është një shtet në pjesën verioreEvropës. Kjo mbretëri skandinave ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqe ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë. Ishulli më i madh është Zeland (dan.: Seeland; rreth 7.000km²), pastaj vijnë Nordytland (dan.: Vendsyssel-Thy; 4.685 km²) dhe Fynen (dan.: Fünen; 3.000 km²) e kështu me radhë. Përshkakë të ishujve të shumtë dhe relievit të ultë, ky vend i vogël ka një vijë bregdetare prej afro 7.314 km. Vendi i rrafshët që mezi arrin lartësi prej 171 metrave mbi nivelin e detit është i rrethuar nga Deti Verior dhe Deti Lindor dhe në jug të saj kufizohet me Gjermaninë.

Përpos vendit amë të përshkruar më lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze është vendet me autonomi të gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe të cilat janë anëtare të NATO-s por jo edhe anëtare të Bashkimit Evropian (BE)

Historia

Artikulli kryesor Historia e Danimarkës

Burimet e themelimit të këtij shteti bazohen në legjenda, ndërsa burime shkencore mund të merren ato pas ndarjes, daljes në dritë të Norvegjisë dhe Danimarkës, që supozohet të ketë qenë si përgjigje ndaj marrëveshjes (së parisë së pjesës në të cilën sot gjendet Norvegjia) me Suedinë në vitin 1814. Më 5 qershor 1849, Danimarka deklarohet si monarki konstitucionale. Pika interesante në historinë e Danimarkës merren luftërat në Gjermaninë veriore për një rajon me popullsi të përzier. Pas një humbje të thellë që kishin pësuar danezët në luftën e dytë për rajonin verior të Gjermanisë kundër Prusisë, ata kanë ndjekur një rrugë neutrale edhe pas Luftës së Parë Botërore deri tek pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Pas fitores së aleatëve, Danimarka merr pjesë në themelimin e Aleancës Veri Atlantike (NATO) dhe në vitin 1973 ajo i bashkëngjitet Komunitetit Ekonomik Evropian, që më vonë u bë i njohur si Bashkimi Evropian (BE).

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësit administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative

Danimarka ndahet në 13 njësi administrative të quajtura "amt" (org.:Amt, njëjës:amt) dhe më 1 janar të vitit 2006-të ka pasur 270 komuna. Tre komuna kanë privilegjet e njësisë më të lartë "amt". Këto janë: Copenhageni, Frederiksbergu dhe Bornholmi. Me reformën e re, do të krijohen 5 regjione dhe numri i komunave do të zvogëlohet në 98. Njësitë e reja do të marrin kompetencat e ish-njësive. Pjesa më e madhe e njësive të ardhshme duhen të kenë së paku 20,000 banorë. Reforma do të hyjë në fuqi më 1 janar 2007. right|300px|Kufizimet e njësive administrative

  1. Københavns Kommune
  2. Frederiksberg Kommune
  3. Københavns Amt
  4. Frederiksborg Amt
  5. Roskilde Amt
  6. Vestsjællands Amt
  7. Storstrøms Amt
  8. Fyns Amt
  9. Sønderjyllands Amt
  10. Ribe Amt
  11. Vejle Amt
  12. Ringkjøbing Amt
  13. Viborg Amt
  14. Nordjyllands Amt
  15. Århus Amt
  16. Bornholms Regionskommune

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Danimarkës

Sipërfaqja e përgjithshme e Danimarkës është 42,394 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 10 00 L dhe 43,094 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 700 km2 ujë. Vija bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë.

Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët gjerë të ftoftë dhe dimër të ftohtë e të vranët me frymë.

Relievi i Danimarkës është teren kryesisht i rrafshët dhe në brendi të vendit vijnë vargmalet. Pika më e ultë gjendet nën nivelin e detit në Lammefjord (-7m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 173 metrave në vendin e quajtur Yding Skovhoej.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Danimarkës

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Danimarkës

thumb|300px|right|Lëvizjas e popullsisë Në Danimarkë jetojnë 5.2 milion banoë. Me 122 banorë në km2 është afro 10 herë më e dendur se Norvegjia.Popullsia homogjene , me që 97% të popullsisë e përbëjnë danezët. Me 85% të popullsisk urbane i ngjanë Suedisë.

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Danimarkës
  • Telekomunikacioni
  • Transporti

Investime shumë të medha janë bërë në dekadat e fundit në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurrudhore midis qyteteve Kopenhagen dhe Malmö, në Suedi (ura e Øresund ), dhe midis qyteteve Zealand dhe Funen.

Operatori më i madh i hekurrudhave është Danske Statsbaner (sq.: Hekurrudhat shtetërore Daneze) për pasagjerët dhe Railion për ngarkesat. Kopenhagen ka një sistem të vogël metroje.

Linja ajrore kombëtare e Danimarkës bashkë me Norvegjinë dhe Suedinë është Scandinavian Airlines System (SAS) dhe aeroporti i danimarkës është aeroporti më i madh i vendit.

  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

x16px|alt=|link=|Commons Commons: Danimarka – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
x16px|alt=|link=|Commons Commons: Danimarka – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Community content is available under CC-BY-SA unless otherwise noted.